Më 28 shkurt, protesta e radhës e qytetarëve përpara parlamentit

Më 28 shkurt, protesta e radhës e qytetarëve përpara parlamentit

09:25, 25/02/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike dhe opozta e bashkuar do të zhvillojnë më 28 shkurt në Tiranë, protestën e radhës, sërish përpara parlamentit, ku pritet të mblidhen deputetët e mazhorancës. Kujtojmë se seanca e së enjtes së kaluar u anullua nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi për shkak të protestës së opozitës së bashkuar, e cila atë ditë, më 21 shkurt 2019, dorëzoi mandatet e saj.

Ish-deputetët e PD-së kanë nisur përgatitjet për organizimin e saj,e cila do të ngrejë siparin e protestave të paralajmëruara nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli, ka bërë të ditur se të dielën u u zhvillua mbledhja e rradhës e kryesisë së Partisë Demokratike Shkodër. Në fokus të diskutimeve të kësaj mbledhjeje ishte organizimi i protestës që do të zhvillohet ditën e enjte, me datë 28.02.2019, në Tiranë para Parlamentit. Koha për fjalë ka mbaruar! – është shprehur Amuli. - Hapat drejt krijimit të Parlamentit të ri popullor do të vijojnë të enjten.”

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    i deleguari25/02/2019 10:11

    Po mir mo vlla ,po sikur thane do protestojm cdo dit e ne cdo rreth?! Duket sikur kjo opozite e ka diten e punes jo 8 por 5 oreshe ,si sportistet ne kohen e Enverit. Ne castin kur i duhet dhene edhe nje e shtyre,kta meditojne me vehte !

    Shto koment

    Denonco