Rrjeti i Bizneseve të Diasporës  nuk do të marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës nuk do të marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë

09:33, 25/02/2019
A+ Aa A-

Delegacioni të cilit i printe presidenti i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, Nazar Mehmeti, është pritur nga kryetari i nderit të Rrjetit të Zvicrës, afaristi Fehmi Fetahu dhe kryetari aktual Qamil Isufi me bashkëpuntorë.

Pas Berlinit dhe Hamburgut një delegacion i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare janë ndalur në Bernë për tu takuar me Rrjetin e Biznesit në Zvicër, raporton albinfo.ch.

Delegacioni të cilit i printe presidenti i Rrjetit Global, Nazar Mehmeti, është pritur nga kryetari i nderit të Rrjetit të Zvicrës, afaristi Fehmi Fetahu dhe kryetari aktual Qamil Isufi me bashkëpuntorë.

Image

Fetahu është shprehur i kënaqur që po pret në Zvicër kryetarin e rrjetit global, në vendin ku për herë të parë filloi  gjithçka në rrjetëzimin e bizneseve shqiptare për të vazhduar edhe ne vendet tjera ku ka diasporë shqiptare.

“Jam kënaqur që Rrjeti Global i Diasporës është duke funksionuar dhe po ecë përpara me gjithë disa mosmarrëveshjeve me disa rrjete nëpër botë. Ne duhet të tregojmë që jemi të hapur dhe jemi një adresë. Ejani në shtëpinë tuaj.”, tha Fetahu.

Dhe kryetari i Rrjetit të Zvicrës, Qamil Isufi ka thënë se mbështesin Rrjetin Global me kryetarin Nazar Mehmedi duke shpresuar në iniciativat për bashkëpunim me rrjetet tjera nëpër botë.

Nazar Mehmdedi, kryetar i Rrjetit Global të bizneseve shqiptare në funksion të bashkëpunimit dhe bashkimit do të organizojë një takim në fund të muajit prill në Dallas të SHBA-ve.

Mehmdi i cili udhëheq me Rrjetin Global për katër vite ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në Samitin e Diasporës që do të mbahet në fund të muajit në Tiranë.

Image

“Zhvillimet e fundit politike na kanë detyruar të mos marrim pjesë këtë herë në Samitin e Diasporës. Nuk është tani koha për një samit të këtillë në Tiranë.”, tha afaristi shqiptar nga Amerika, Nazar Mehmedi duke bërë të ditur nga ana tjetër se bizneset nga Gjermania do të kenë t’i hapur dyert sa herë që dëshirojnë t’i kthehen Rrjetit Global, ndërsa tani e tutje do të përfaqësohen nga Mustafë Abazi.

Në këtë takim të Bernës kanë marrë pjesë përfaqësues të rrjeteve nga Londra, Franca, Gjermania,  SHBA dhe Kanada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco