EKSKLUZIVE/ Prokurorja e diktaturës në KLP, regjistrimi audio si u rrëzua kërkesa për Arta Markun

EKSKLUZIVE/ Prokurorja e diktaturës në KLP, regjistrimi audio si u rrëzua kërkesa për Arta Markun

22:10, 23/02/2019
A+ Aa A-

Vetëm 1 ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i ngritur nga mazhoranca e Edi Ramës, vendosi të rrëzojë kërkesën e bërë nga Partia Demokratike dhe LSI-ja, për shkarkimin e Arta Markut.

E zgjedhur si e përkoheshme, Arta Marku ka më shumë se 15 muaj në detyrë si kryeprokurore.

Ajo që e ka karakterizuar prokurorinë nën drejtimin e Markut ka qenë fakti se të gjitha dosjet e ‘nxehta’ të qeverisë së Edi Ramës janë mbyllur, ose zvarritur pa fund.

Por çfarë ndodh me Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

Arta Marku nuk është e vetmja ndër zgjedhjet e Edi Ramës, si njeriu që do të mbyllë çdo dosje.

Edhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, janë pak a shumë si Arta Marku. Një prej anëtarëve të KLP-së është edhe Nurihan Seiti.

Kjo juriste, ka qenë prokurore në kohën e diktaturës. Këtë e kanë deklaruar anëtarët e opozitës në Komisionin e Ligjeve.

‘Nurihan Seiti, sipas Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, rezultojnë të ketë marrë pjesë si prokurore, në procese politike të zhvilluara deri para mesit të vitit 1991’, ishte akuza e opozitës.

Por mazhoranca me forcën e kartonit e ka kaluar dhe tani Nurihan Seiti është anëtare e KLP-së.

Por pse bëmë këtë hyrje të gjatë. Gjithçka ka të bëjë me mbledhjen e djeshme të KLP-së ku është rrëzuar kërkesa e opozitës për shkarkimin e Arta Markut.

Dhe vendimi i KLP-së ka qenë që ‘kjo kërkesë është jashtë kompetencave’. E zgjidhjen për këtë anashkalim e ka dhënë pikërisht prokuroria Nurihan Seiti.

Ju ftojmë të dëgjoni audion e deklaratave të djeshme, ku fillimisht flet kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi dhe më pas zgjidhjen brilante e jep Seiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi24/02/2019 08:22

KLP e leshit! Çfare thote Rilindja e krimit, ben KLP-ja. Turp per ata antare te KLP-se. Duhet qe ne keto paligjshmeri, te nderhyje populli e ti zgjidh, dhe jo te jua lene ne dore institucioneve te koruptuara

Vjollca23/02/2019 23:58

E is ndare mendjen Rilindja deri ne fund s ,do here dore nga pislleqet,dhe kjo injorantja e kohes te Dulles gje si ka lene Nafijeve te xhaxhit!

Llaqi 23/02/2019 23:24

Vaj me det Per klp e Edi Rames.

Tani23/02/2019 22:16

Po ca brilante aman?!! Kjo qeka nje cope k.... Megjithese ai k... e ka nje funksion e ksaj i ben nder ta quash kshu. Kjo qeka nje lope. Si i thone anglezet. You are a cow

Shto koment

Denonco