VIDEO/ ‘Po dridhesh nga i ftohti’, Basha i merr gazetarit mikrofonin. Ja batutat

VIDEO/ ‘Po dridhesh nga i ftohti’, Basha i merr gazetarit mikrofonin. Ja batutat

18:15, 23/02/2019
A+ Aa A-

Deklarata e mbrëmjes së sotme e kreut të PD-së, Lulzim Basha është karakterizuar edhe me momente humori.

I ftohti që ka kapluar Shqipërinë ka ndikuar edhe në punën e gazetarëve.

Gjatë deklaratës për mediat, Basha i ka marrë nga dora mikrofonin gazetarit të News24, Klajdi Bodlli.

‘Po të dridhet mikrofoni nga i ftohti, ma jep mua këtu, e mbaj unë… lëshoje, lëshoje, e mbaj unë se po dridhesh… frikë nuk ke pse të kesh, frika vdiq më 16 shkurt’, i ka thënë Basha gazetarit.

Në fund të fjalës së tij, duke folur për valën e protestave dhe largimin e kryeministrit Edi Rama, Basha ka bërë sërish batutë duke thënë se:

‘Pushteti duhet t’i përkasë popullit dhe gazetarëve të ndershëm, të cilët nuk duhet të dridhen as nga frika dhe as nga i ftohti’.

Më pas vijoi me një përqafim miqësor me gazetarin Bodlli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco