VIDEO/ Basha paralajmëron protestën tjetër të madhe dhe ... Ja data

VIDEO/ Basha paralajmëron protestën tjetër të madhe dhe ... Ja data

17:49, 23/02/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme pas takimit të Kolegjit të Kryetarëve të PD-së.

Gjatë deklaratës së tij për gazetarë, Basha ka bërë të ditur se në datën 16 mars shqiptarët do të tubohen sërish para kryeministrisë.

‘Në datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Në këtë protestë do të ketë bashkim dhe zemërim qytetar ndaj reagimit të papërgjegjshëm të kësaj klike kriminale.

Akti që kemi marrë ne është pa kthim për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën, siç e zbuluan edhe gazetarët investigativ italianë që Rama ka ndërmend të blejë zgjedhjet prap.

Narko mafia po përgatitet për të blerë zgjedhjet e ardhshme, por opozita dhe qytetarët do të marrë të gjitha masat, protestë pas proteste’, deklaroi ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Fjala e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Kolegji i kryetarëve ka vendosur për zbatimin e vendimeve të kryesisë.

Në javën e ardhshme, paraprakisht me datë 28 shkurt, me datën 7 mars, do të organizohen protesta kombëtare para asamblesë kriminale që ka uzurpuar godinën e Kuvendit të Shqipërisë.

Dhe me datën 16 mars, javën pasardhëse do të zhvillohet një protesta e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e uzurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë, Edi Ramës.

Protesta të cilat do të kenë si qëllim, maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit qytetar dhe zemërimit qytetar, për reagimin e papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve.

Një gjë është e sigurtë, hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar nuk është pa kthim vetëm për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën. Plani që ka vënë në lëvizje prej muajsh, siç zbuluan dhe gazetarët investigativë italianë, për kapjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Pra, largimi i Edi Ramës është sot misioni më i madh kombëtar që ka çdo shqiptar që do familjen e vet dhe fëmijët e tij. Ne nuk do ti lëmë as zgjedhjet e ardhëshme, as fatin e shqiptarëve në dorë të narkomafias që po gatitet të blejë zgjedhjet e ardhëshme, sepse zgjedhje të ardhmëshme me nakomafian apo me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Për këtë arsye Partia Demokratike, opozita e bashkuar dhe gjithë qytetarët, do të marrin të gjitha masat: protest pas proteste, pa asnjë pengesë dhe frenim të zemërimit popullor, deri sa ta shporrim këtë bandit dhe hajdut nga karriget që ka vjedhur me krimin dhe paratë e krimit, por që ka harruar se pushteti i takon dhe do ti kthehet pronarit të vërtetë: sovranit që në republikën e Shqipërisë është populli. E do ti kthehet përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, mekanizmit që ai e ka frikë, mekanizmi që e tmerron dhe që e ka asgjesuar bashkë me Niçet, me Shullazët, me Habilajt, me Dakot, me Sejdinët me shokë.

Pra, sezoni i protestave vetëm sapo ka nisur dhe nuk do të ketë të ndalur. Asgjë nuk do ta frenojë energjinë popullore për largimin e të keqes dhe për ti dhënë Shqipërisë të nesërmen që meriton. Kjo e nesërme do të jetë pa Edi Ramën, pa kriminelët, pa narkotrafikantët, pa hajdutët oligarkë. Kjo e nesërme do tu takojë të gjithë qytetarëve të thjeshtë e të ndershëm të këtij vendi dhe gazetarëve të ndershëm që nuk duhet të dridhen as nga i ftohti as nga frika, por duhet të dridhen ata që kanë bërë pazare të zeza me Edi Ramën, në kurriz të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco