Strategjia e opozitës/ Ja çfarë do bëhet pas djegies së mandateve

Strategjia e opozitës/ Ja çfarë do bëhet pas djegies së mandateve

17:30, 23/02/2019
A+ Aa A-

Janë zbuluar detaje nga strategjia e opozitës, pas djegies së mandateve ditën e enjten në 21 shkurt.

Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur se opozita do të protestoje çdo të enjte tek Parlamenti, duke mos lënë të qetë shumicën e dalë nga zgjedhjet e blera me krimin.

Vendimi është marrë pasditen e sotme në mbledhjen e kryetarëve të PD në rrethe.

Seanca e ardhshme pritet të jetë në 28 shkurt dhe në të njejtën ditë është parashikuar edhe protesta tek parlamenti.

Vetëm 3 ditë më parë, protesta e opozitës bëri që të anulohej seanca parlamentare. Pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë për dhunë dhe hyrje me forcë në parlament, nuk u shënua asnjë incident.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco