Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Akuzat e Mukës, reagon sërish Argita Malltezi: Çështja në gjykatë

Akuzat e Mukës, reagon sërish Argita Malltezi: Çështja në gjykatë

15:55, 23/02/2019
A+ Aa A-

Pedagogia dhe juristja Argita Malltezi ka reaguar në lidhje me akuzat e Taulant Mukës për plagjiaturë.

Pas shpjegimit të djeshëm nga Zonja Malltezi, Muka ka vazhduar edhe sot me akuza të tilla.

Në reagimin e sotëm të saj, pedagogia e juristja Argita Malltezi shprehet se çështja do të shkojë në gjykatë për shpifje, ndaj Mukës dhe sponsorëve të tij.

Reagimi i plotë i Argita Malltezit:

Prononcimet e sotme të z.Muka janë në vijim të keqdashjes dhe keqinformimit të qëllimtë për të cilin ai do të ketë rastin të japë sqarime në një proces ligjor.

Sic kam sqaruar edhe dje, unë, si çdo njeri tjetër përgjigjem vetëm për ato vepra që i kam deklaruar të miat duke i përmendur në CV time dhe depozituar në aplikimet në institucionet përkatëse.

Kjo CV është lehtësisht e aksesueshme për këdo, siç është dhe për z. Muka.

Ky reagim si dhe ai i djeshmi bëhen vetëm sepse i konsideroj një rast të papranueshëm të keqpërdorimit të emrit tim.

Sa për filtrat anti-plagjiaturë të z. Muka ato mbeten po aq të respektueshme për mua sa dhe vetë ai, po aq të certifikuara sa dhe sponsorët e tij politikë, ndaj për këto çështje ai do marrë përgjigje vetëm nëpërmjet gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu23/02/2019 16:01

Po ku ka shans nje legen e delenxhi si ky mukaj te meret me Giten

Shto koment

Denonco