'Rama si dhelpra, do të sakrifikojë Dakon, Gjiknurin, Sejdinin, po problemi zgjidhet nëse ikën ai'

'Rama si dhelpra, do të sakrifikojë Dakon, Gjiknurin, Sejdinin, po problemi zgjidhet nëse ikën ai'

13:01, 23/02/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka paralajmëruar se pas dorëheqjes së mandateve, do të ketë zhvillime të tjera që do ta bëjnë kryeministrin Edi Rama të kuptojë se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje. “Qasja e tij është qasja e dhelprës që bie në çark, - tha Bylykbashi. - Bren, grryen me dhëmbë këmbën, e këput këmbën dhe e lë në çark e ikën me tre këmbë. Po nuk ka më shqiptar që nuk e kupton kush është Edi Rama. Do të sakrifikojë Vangjush Dakon, apo Gjiknurin, apo Ahmetajn, apo Sejdinin apo këdo tjetër.”

Ja si u shpreh në një intervistë për “Politika online” në GSH, Bylykbashi:

“U thye “Kërpurdha” dhe shqetësohet Edi Rama?! Po sa njerëzve u është shembur shtëpia?! – ngriti pyetjen Bylykbashi. -  U është mohuar e drejta e pronës?! Sa njërëz janë futur në burg për 20-30 mijë lekë dhe sa vetë kanë varur veten në burg?! Sa njerëz janë hequr nga puna dhe janë lënë pa bukë?! Sa njërëz janë larguar nga Shqipëria se nuk kanë shpresë për fëmijët e tyre?! Dhe “Kërpurdha” vlen më shumë se këto?! Për këtë arsye 15 vetë duhet të jenë sot në burg?!

Nuk vlen asnjë e drejtë e njeriut, individuale, më pak se të gjithë këto bashkë.  Ndaj ne erdhëm në konkluzionin logjik, që PD-ja dhe pastaj e gjithë opozita që rruga tjetër, instrumenti, fillimi, jo fundi i betejës sonë, është djegia e mandateve. Edi Rama nëse mendon se mund të qëndrojë në pushtet vetëm, ashtu, ai qoftë! Por zhvillimet do të jenë të tilla që ai do ta kuptojë se është vonë në të menduar!

Pyetje: Që do të thotë?

Bylykbashi: Që do të thotë se do të ketë zhvillime të tjera që do ta bëjnë të kuptojë se e vetmja zgjidhje në këtë vend janë zgjedhjet e parakohshme. Këtu nuk është çështja që ta kuptojë. Këtë do të fillojnë ta kuptojnë socialistët. Socialistët dikur e kuptonin këtë gjë. Janë ata që kanë ndërruar kryeministra disa herë në të shkuarën, kur ishte nëj parti edhe më liberale se aq. Do të fillojnë ta kuptojnë që i vetmi kompozim i krizës politike ku e ka futur Edi Rama, Shqipërinë, janë zgjedhjet e parakohshme të lira dhe të ndershme.

Pyetje: Për të bërë këtë ai duhet të zhbëjë kontratën me qytetarët...

Bylykbashi: Në çdo kontratë, ekziston një klauzolë për prishjen parakohe të kontratës. Por në rastin konkret është një figurë  bajate e përdorur nga edi Rama dhe pa shije fare, kontrata që ai ka marrë është të qeverisë me shqiptarët, jo ta qeverisë me oligarkët dhe kriminelët, jo me Niçen e Shijakut, që garanton votat për të ardhur në pushtet. Jo Niçen filozofin, por Niçen e Shijakut. Ky është Edi Rama.

Por Edi Rama ka dhe një qasje tjetër. Shumë shpejt ai do të fillojë ato që duken si koncensione. Qasja e tij është qasja e dhelprës që bie në çark. Dhelpra që bie në çark bën një gjë që e bën pak kush. Bren, grryen me dhëmbë këmbën, e këput këmbën dhe e lë në çark e ikën me tre këmbë. Po nuk ka më shqiptar që nuk e kupton kush është Edi Rama. Do të sakrifikojë Vangjush Dakon, apo Gjiknurin, apo Ahmetajn, apo Sejdinin apo këdo tjetër. Por tashmë të gjithë e kanë të qartë, se gjithë problemi është te ai: nëse ai ikën, problemi zgjidhet.  Pastaj do të jetë e majta apo e djathta, ai që ka votën e pastër në shumicë – ne mendojmë se është e djathta sot –që është shumicë që vjen në pushtet, por Edi Rama nuk e bën dot këtë./ar.sh/SYRI.NET   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco