Kryemadhi për ‘Rai News’: Ja si i ndajmë rolet në shtëpi me Metën

Kryemadhi për ‘Rai News’: Ja si i ndajmë rolet në shtëpi me Metën

12:30, 23/02/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për “RaiNews” ku ka shpjeguar arsyet se opozita shqiptare vendosi të djegë mandatet e deputetëve. Kryemadhi ka thënë  për gazetaren , Laura Tangherlini se vetëm rënia e kësaj qeverie që përfaqëson krimin e organizuar në Shqipëri, do të mund të sjellë stabilitet në Europë  dhe në rajon.

Por ajo ka folur në këtë bisedë me gazetaren edhe për marredhenjet e saj me burrin e saj që është edhe Presidenti i Republikës

Image

Ju jeni edhe gruaja e Presidentit të Republikës. Jam kurioze, sepse është një gjë e veçantë. Si ka ndikuar kjo gjendje e politikës në familjen tuaj?

Është shumë e vështirë, sepse ne jemi dy persona komplet të ndryshëm nga ana e karakterit, por gjithsesi në familje kemi gjithsecili rolin e tij. Unë jam nëna që kujdeset për fëmijët dhe ai është babai i shtëpisë, sigurisht ai mendon se aktiviteti ynë është pak i çuditshëm, pak si tepër agresiv nga pikëpamja e vendimeve që marrin (djegia e mandateve), por kjo është e vetmja mënyrë që ne të ndezim shpresën te populli se diçka po ndryshon në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp23/02/2019 12:46

Une mendoj se Familjes se fundmi i eshte ngushtuar mundesia e kontrollit te vendit.Se pari nepermjet kufizimit te kopetancave te Presidentit , por se fundmi edhe nga dorezimi i mandateve.E ka shtuar kjo "sherrin" brenda familjes, apo çfare efekti do sjell kjo ne punet e familjeve shqiptare, ngelet per tu pare.

Shto koment

Denonco