Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

FOTO/ Nisin nga Nju Jorku, protestat 'Rama ik' të shqiptarëve nëpër botë

FOTO/ Nisin nga Nju Jorku, protestat 'Rama ik' të shqiptarëve nëpër botë

10:53, 23/02/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur qytetarë shqiptarë në SHBA, të cilët janë ngritur në një protestë me thirrjen “Rama ik”, në mbështetje të protestave të bashkatdhetarëve të tyre në Shqipëri. Berisha rrëfen në Fb për protestën që u mbajt dje para "konsullatës së narkoshtetit" në New York, siç e cilëson.

"Nisin protestat kundër përfaqësive të narkoshtetit në botë, - shkruan Berisha. -  Dje mbasdite të rinj, ish të-burgosur dhe të përndjekur politikë dhe qytetarë të tjerë shqiptaro - amerikanë protestuan para konsullatës së narkoshtetit shqiptar në New York në mbështetje të protestave të mëdha të qytetarëve në Shqipëri kunder regjimit të kakistokracisë në Tiranë. Protestuesit të revoltuar mbanin në dorë parulla “Rama ik” dhe “Zëri i Amerikës është Zëri i Lirisë, jo kazan”.

Miq, le të falenderojmë me mirënjohje të thellë të gjitha ata, vajza, djem, burra, gra, për protestën dhe solidaritetin e tyre vëllazëror me qytetarët e revoltuar në Shqipëri dhe le të ftojmë shqiptarët kudo që janë të ndjekin shembullin e tyre.”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco