VIDEO/ Investigim i 'RAI2' në Shqipëri: Me lekët e drogës blihen zgjedhjet

VIDEO/ Investigim i 'RAI2' në Shqipëri: Me lekët e drogës blihen zgjedhjet

23:58, 22/02/2019
A+ Aa A-

Televizioni shtetëror italian RAI2 ka bërë një tjetër raportim nga Shqipëria ku është ndalur në trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.

Gazetari italian Leonardo Zelino zbuloi edhe një detaj nga grosisti shqiptar i marijuanës, i cili pohoi se lekët e fituara nga shitja e drogës përdoren për të blerë vota. Kronika u dha në emisionin e lajmeve TG2.

‘Shijaku është zona e Avdylajve, e supertrafikantëve, të arrestuar shpeshherë, që në telefon, para zgjedhjeve të fundit të 2017-s, flisnin për vota.

Njëri prej vëllezërve Avdylaj, në përgjimet e zbardhura nga Zëri i Amerikës, organi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, falënderohet nga Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit dhe sekretari rajonal i Partisë Socialiste, që qeveris vendin.

Dosja e përgjimeve ka ngecur në prokurorinë e përgjithshme tashmë prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së hamendësuar me narkotrafikantët, për të cilën flet opozita parlamentare.

Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen.

Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi?

Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme’, thuhet në kronikën e televizionit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eli23/02/2019 06:58

Basha me heqjet e mandateve ka bere gjene me te bukur dhe ka demaskuar fasaden e kesaj qeverie qe ka qeverisur per keto 6 vjet me mashtrime dhe gjoja demokraci ku vetem demokraci nuk ka qene por ka qene diktature e kamufluar si demokraci.BASHA ia hoqi edhe kete fasade te huajve se shqiptaret e ndienin ne kurriz kete lloj demokracie (duke mos zbatuar asnje ligj te kushtetutes dhe asnje norme me elementare te demokracise)Tani bashes I bie te informoje te gjitha kryetaret e shteteve te botes me situaten ne shqiperi duke u shkruajtur letra te gjithe krereve te shteteve per situaten dhe duke I informuar me hollesi te gjitha problemet qe shkaktuan ardhjen e shqiperise ne kete gjendje dhe kete rol fatmiresisht basha e ka luajtur mese miri dhe po e luan dhe ka per ta luajtur kete mision shume mire.ESHTE fati I madhe qe shqiperia ka nje lider te tille dhe qe ka bere me te miren dhe qe eshte shume I qarte ku do te shkoje.Shyqyre qe s eshte kryetare dikush tjeter si sali berisha apo dikush tjeter me gjithe respektin per sali B erishen, se shqiperia do te ishte bere siri apo irak me keto pushtetare te papergjegjshem dhe per kete merite ka LULZIM BASHA .Shprehja se skeni pare gje akoma per kete e ka pas qellimin qe ta beje vendin kasapahne .Por lulzim basha me durim dhe me zgjuarsi e cmontoi kete pushtet ,per te tjerat I kemi fajet vete.

Shto koment

Denonco