Mallkimi i politikanit të njohur: Iu thaftë dora atij që shet dhe blen votën

Mallkimi i politikanit të njohur: Iu thaftë dora atij që shet dhe blen votën

22:56, 22/02/2019
A+ Aa A-

“Mallkim dhe iu thaftë dora atij që shet dhe blen votën”. Kështu është shprehur në studion e “Provokacija” në Abc News, ish-politikani dhe historian i njohur Neritan Ceka.

Sipas tij, çdo popull ka qeverinë që meriton.

“Çdo popull ka qeverinë që meriton. Ne kemi qenë bashkë në lëvizjen e dhjetorit ku vumë në rrezik jetën, familjen, karrierën dhe jetuam për një popull që shet votën, por mallkim dhe iu thaftë dora atij që shet dhe blen votën, janë pjesë e një populli që nuk meriton demokraci. O është mallkim nga Zoti o nuk na i ka fajin njeri. Të huajt e shohin këtë si një mëkat gjenetik të shqiptarëve”, është shprehur ndër të tjera Neritan Ceka.

Neritan Ceka ka qenë deputet në disa legjislatura, ka mbajtur postin e ministrit të brendshëm, nënkryetar i PD-së, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, ndërsa ka drejtuar për disa vite edhe Partinë Aleanca Demokratike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco