Zbulohet udhëtimi misterioz i juristit Shkëlzen Berisha në Vjenë

Zbulohet udhëtimi misterioz i juristit Shkëlzen Berisha në Vjenë

16:32, 22/02/2019
A+ Aa A-

Ne mediat elektronike shqiptare gjatë ditës ka qarkulluar një video në të cilën shfaqeshin kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe juristi Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministri Sali Berisha.

Menjëherë propaganda e rilindjes është munduar që të mveshë kësaj video një seri ‘prapaskenash’ për qëllimin e këtij udhëtimi mes kryetarit demokrat Lulzim Basha dhe juristit Shkëlzen Berisha, e që në fakt e vetmja gjë që i bashkonte të dy ishte avioni i njëjtë për në destinacionet përkatëse.

Fakt është që Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Vjenës për gati brenda ditës vetëm për të qenë i pranishëm në një formum të Partive Popullore Europiane në të cilin ai ka informuar partnerët politik europian të selisë blu mbi aktin më të fundit të opozitës, atë për djegien e mandateve.

Ndërsa nisur nga thashethemnaja e madhe, juristi Shkëlzen Berisha është ‘detyruar’ edhe ai që të zbulojë arsyen e udhëtimit të tij misterioz në Vjenë.

Sipas fotos së publikuar nga vetë Berisha, rezulton se ai ka patur një takim ‘zyrtar’ me djalin e tij ndërsa vetë juristi e ka shoqëruar foton me diçiturën:

‘Për gjithë ‘dashamirësit’ foto nga ‘takimi me OSBE në Vjenë’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco