Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Debati/ Kryemadhi përplaset me Ngjelën: Mos më ndërprit, paguhesh nga Rama

Debati/ Kryemadhi përplaset me Ngjelën: Mos më ndërprit, paguhesh nga Rama

22:13, 21/02/2019
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin “Open”, përmes një lidhjeje direkte, kryetarja e LSI–së, Monika Kryemadhi ka sqaruar momentin kur sekretarët përkatës të partive oopozitare kanë dorëzuar dorëheqjet individuale të deputetëve, moment ky sipas saj, I pakapur nga kameraz.

Por gjatë diskutimit të saj, Kryemadhi ka patur një debat edhe me avokatin Spartak Ngjela.

Ky i fundit ka thënë publikisht se nuk u bë asnjë deklaratë personale, por se e gjitha u bë vetëm mediatike, dhe se nuk u dorëzuan në Kuvend.

Pjesë nga debati Kryemadhi-Ngjela:

Dorëzimi i mandateve në Kuvend

Kryemadhi: Ka qenë një ritual normal edhe pse nuk u lejuan kamerat, ku sekretarët përkatës kanë dorëzuar dorëheqjet individuale të deputetëve, për tu larguar njëherë e përgjithmonë nga një parlament që është i faktuar botërisht, ku ka individë të caktuar të lidhur me bandat dhe trafikun e votave. PD ka pasur grupin e saj, ne listën tonë.

Ngjela: Nuk kanë bërë deklarata personale, i kanë me vete

Kryemadhi: Më vjen keq se je njeri i ligjit…

Ngjela: Eee i ligjit, nuk i keni dorëzuar

Kryemadhi: Mos më ndërprerë mua dhe mos u trego i paedukatë. Janë të firmosur me emra dhe atësi. Opozita nuk ka për detyrë të të sqarojë as ty dhe as ndonjë tjetër që paguhet nga Rama. Ju kanë gënjyer. Deklaratën time e keni ne media, më 20 shkurt, ditën kur është rrëzuar busti, dhe ky është rrëzimi i dytë i bustit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Atdheu therret 22/02/2019 01:49

Hiqeni kete qelbesire nga medja duhet te kishte ngordhur me pare ne spac nje spiun I ndyre Flm Monika

Shto koment

Denonco