Rama 30 minuta monolog/ Flet gjatë, por nuk thotë asgjë

Rama 30 minuta monolog/ Flet gjatë, por nuk thotë asgjë

19:24, 21/02/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka bërë një monolog 30 minutësh, në një reagim të parë të tij pas aktit të fortë të opozitës për djegien e mandateve të deputetëve të saj.

Ajo që ka rënë në sy që në fillim të monolog-konferencës, ka qënë zëri i dridhur i Kryeministrit si konfirmim i presionit të fortë në të cilin ai gjendet nga protestat qytetare dhe sidomos nga lënia e mandateve parlamentare të opozitës.
Gjysëm ore monolog por në fund kreu i qeverisë nuk tha asgjë, thjesht dëshmoi pozitën e vështirë, me shpatulla pas murit, në të cilën ai ndodhet pas vendimit kurajoz të opozitës.

Monologu konfirmoi faktin tjetër që Edi Rama, vetëm kur e ka lakun në fyt, tërhiqet dhe harron të bëjë arrogantin e zakonshëm, duke thirrur në ndihmë “të viktimizuarin”.   
Sonte ai tregoi frikë dhe pasiguri për të ardhmen e tij politike, duke mos thënë asgjë tjetër.      
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco