Meta takon historianin e famshëm amerikan: Mirënjohje për kontributin e vyer në ndriçimin e historisë sonë

Meta takon historianin e famshëm amerikan: Mirënjohje për kontributin e vyer në ndriçimin e historisë sonë

18:35, 21/02/2019
A+ Aa A-

Presidenti I Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me studiuesin e njohur të histories së Shqipërisë, amerikanin Bernd Fischer.

“Një takim i ngrohtë me studiuesin e njohur amerikan të historisë së Shqipërisë, Bernd Fischer, me të cilin pata kënaqësinë të bisedoja për sfidat që ka kaluar vendi ynë në periudha të ndryshme. Mirënjohje për kontributin e tij të vyer në ndriçimin e historisë sonë”, shkruan presidenti Meta.

Bernd J. Fischer është profesor i Historisë së Ballkanit dhe drejtor i departamentit të historisë në Universitetin e Indiana – s, Fort Wayne.

Është autor i një sërë librash rreth Shqipërisë, duke përfshirë "Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri", "Shqipëria gjatë luftës, 1939 – 1945" dhe "Identitete shqiptare, miti dhe historia".

Është anëtar i Bordit të Programi i Studimeve Shqiptare, Shkolla e Studimeve të Europës Lindore dhe Sllave, University College, Londër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco