Rama ka rënë! Ambasadorët, të korruptuar, e shohin Shqipërinë si El Dorado

Rama ka rënë! Ambasadorët, të korruptuar, e shohin Shqipërinë si El Dorado

18:31, 21/02/2019
A+ Aa A-

Për analistin Ilir Demalia, Edi Rama ka rënë dhe duhet të largohet. Në një lidhje me skype për Ora News, Demalia tha se ambasadorët në Shqipëri janë të korruptuar. Sipas tij ata e shikojnë vendin tonë si El Dorado, ku vijnë pasurohen dhe ikin.

Ilir Demalia: Edhe ndërkombëtarët janë të korruptuar. Këta ambasadorët e shikojnë Shqipërinë si El Dorado, ku vijnë aspurohen dhe ikin, sidomos këta të përiudhës së fundit gjatë qeverisjes së rilinjdes. Ka sjellë situatë që nuk kishte rrugë tjetër. Unë kam qenë që në fillim, që kur këto zgjedhje u dukën që u vodhën. Nuk është puna këtu se opozita ishte e ndershme. Jo! Opozita nuk kishte mekanizmat dhe financat e rilindjes për të vjedhur.

Opozita bëri atë që duhet të bënte prej kohësh sepse nuk funksionon më ky parlament. Është një rast i paprecedentë, unë nuk jam i qartë si do veprohet ligjërisht më tej. Unë duhet të them që Edi Rama ka mbaruar dhe duhet të largohet. Duhet të largohet për të krijuar një klimë tjetër. Ky është një njeri arrogant.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco