Gjekmarkaj apel Ramës: Për hir të vendit thirri mendjes, hapi rrugën qeverisë tranzitore

Gjekmarkaj apel Ramës: Për hir të vendit thirri mendjes, hapi rrugën qeverisë tranzitore

16:55, 21/02/2019
A+ Aa A-

I ftuar në studion e SYRI.net, përballë gazetarit Alen Xhelili, analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj i ka bërë apel kryeministrit Edi Rama, që për hir të vendit, ti hapë rrugën një qeverie tranzitore.

Sipas tij, kryeministri po përgatit një dalje me sa më pak kosto.

“Opozita nuk ka më kthim pas. Dorëzoi edhe mandatet. Tani kanë vetëm siglën e Partisë Demokratike. 

Tani kanë dalë në mesin e qytetarëve për të drejtuar një protestë. Në çdo rast problemi është qeveria dhe qeveria duhet ti zgjidhë. Unë prej që kryeministri, përtej deklaratave tenton të mbledhë të vetët, unë mendoj që po përgatit një dalje me sa më pak kosto.

Do të mbaj të karikuar trupën e tij elektorale dhe politike me deklaratat që bën, që zgjedhjet do të jenë në vitin 2021, nuk largohemi etj.

Them që duhet ti thërrasë arsyes.. Kjo duhet të bëhet për vendin, jo për pushtetin dhe karriken e Edi Ramës.

Ti hapë vendin një procesi politik, ti hapë rrugën një qeverie transitore që ta çoj vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Gjekmarkaj.

Gjatë ditës së djeshme, Gjekmarkaj bëri jehonë në mediat vendase dhe jo vetëm me intervistën për Radio Vaticana Italia, ku listoi arsyet pse opozita dhe qytetarët kanë dalë në protesta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco