Idrizi kërcënon Ramën: 0 99-ç largohu, ose shqiptarët do të punojnë qindëshin

Idrizi kërcënon Ramën: 0 99-ç largohu, ose shqiptarët do të punojnë qindëshin

16:25, 21/02/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idriz,i ka folur në mesin e protestuesve, ku i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të largohet.

“Jam sot këtu për t’i thënë dallkaukut të përparimit: hapi rrugë shqiptarëve, zgjedhjeve të lira sepse shqiptarët do ta marrin vetë fatin e tyre në dorë. Nëse detyrove 400 mijë shqiptarë të iknin nga Shqipëria, sot ka ardhur koha të ikësh ti. Shqiptarët janë të gatshëm siç larguan komunizmin të të largojnë dhe ty. Nuk mundet taksat e shqiptarëve të shkojnë tek duart e pesë vetëve. I them o 99-ç, largohu ose shqiptarët do të punojnë qindëshin”,  u shpreh Idrizi.

Idrizi konfirmoi mbrëmjen e djeshme se, opozita është e bashkuar dhe ashtu si PD dhe LSI dhe PDIU do të djegë mandatet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco