Zëri i Amerikës: SHBA biseda direkte me Bashën e Kryemadhin

Zëri i Amerikës: SHBA biseda direkte me Bashën e Kryemadhin

16:24, 21/02/2019
A+ Aa A-

Departamenti i Shtetit i bën thirrje opozitës në Shqipëri të mos i dorëzojë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ka zhvilluar mbrëmë dy biseda të veçanta telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Palmer u bëri thirrje të dy udhëheqësve të opozitës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në proceset demokratike, duke theksuar rolin jetik, që partitë e opozitës duhet të luajnë në një shoqëri demokratike.

Diplomati i lartë amerikan, siç u shpreh zëdhënësi për Zërin e Amerikës, ‘i këshilloi’ dy kryetarët e partive ‘kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë’.

Palmer, ndërsa theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e qytetarëve për të protestuar në paqe, u bëri thirrje si Basha edhe Kryemadhi të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuco21/02/2019 16:50

Shume po flasin per demokracine "shoket" amerikane! Se per ç'fare demokraciae flasin ata e dijene! Nese ata demokraci quajne vjedhjen, varferimin e vendit, kecenimet me burg ndaj opozites, qe te gjithe gjygjtaret e korruptuar e hajdute qe po funten ne SPAK dhe BHIK, atehere mund te kuptohet kjo histeri, si per te mbrojtur korrupsionin tradhetine , vjdhejen dhe shkterrimin! Eshte koha qe ne shqiptaret te mos degjojme perralla, por te shpetojme vendin e veten nga vjedhja e shkterrimi ku e ka futur kryedoçi me tufen e tije te qenevet. Me perrala demokracie jemi deri ne gryke se i tregon perdite perversi me koplekse, llumi, e nuk kemi nevoje edhe per te tjera!

Shto koment

Denonco