Me këto zhvillime Shqipëria, nuk mund ta luajë rol të rëndësishëm në Ballkan

Me këto zhvillime Shqipëria, nuk mund ta luajë rol të rëndësishëm në Ballkan

15:04, 21/02/2019
A+ Aa A-

Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri  e protestat e opozitës po përcillen me vëmendje të madhe edhe në Kosovë, duke kërkuar tejkalimin e problemeve  dhe atë nëpërmjet dialogut.

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, tha për SYRI.net Kosova se protestat janë e drejtë qytetare, por ne kemi dëshirë që kundërthëniet politike të zgjidhen me dialog mes palëve e sidomos Shqipërinë e duam të qetë e me ruajtje të vlerave kombëtare e shtetërore.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, tha për SYRI.net Kosova se Shqipëria ka bërë rrugë të vështirë nga izolimi komunist me i tmerrshëm që ka njohur njerëzimi. Janë bërë përparime të mëdha në ndërtimin e një shoqërie të hapur dhe demokratike.

Sipas tij është fakt se ende ka shumë rrugë për të bërë për të ndërtuar një shtet demokratik që është funksional.

'Shpresoj shumë që forcat politike atje do ta gjejnë fuqinë ta tejkalojnë vetën për interesin kombëtar”, tha Hoti.

Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, shtoi se Shqipëria duhet të luaj rol të rëndësishëm në gjithë Ballkanin Perëndimor. Me këto zhvillime në Tiranë, nuk besoj se mund ta luajë këtë rolë.

Ndërkaq nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, njëherit edhe zëvendëskryeministër i Kosovës,  nuk ka dashur të flas rreth zhvillimeve politike në Shqipëri, duke thënë nuk kanë qëndrim për tema të brendshme të Shqipërisë. 

/B. T., SYRI.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco