VIDEO/ Basha për mediat huaja: Betejë civile për demokracinë

VIDEO/ Basha për mediat huaja: Betejë civile për demokracinë

15:16, 21/02/2019
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për mediat e huaja gjatë protestës paqësore të 21 shkurtit në Tiranë.

Kur opozita po shkonte për të dorëzuar mandatet në Kuvend, Basha ka folur për Associated Press.

Gjatë deklaratës për AP, ka theksuar se ‘opozita do të udhëheqë një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri’.

Deklarata e Lulzim Bashës për AP:

Opozita parlamentare ka vendosur unanimisht të djegë mandatet parlamentare dhe sot është dita që do të depozitojmë këtë akt të paprecedent me qëllim ndarjen nga një parlament që nuk është produkt i votës së popullit, por është produkt, siç është ekspozuar nga biseda të përgjuara të publikuara nga media ndërkombëtare, i krimit të organizuar në bashkëpunim të hapur me qeverinë aktuale.

Ne tani do të udhëheqim një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco