Knut Fleckenstein dhe një grup eurodeputetësh zbarkojnë në Tiranë!

Knut Fleckenstein dhe një grup eurodeputetësh zbarkojnë në Tiranë!

14:52, 21/02/2019
A+ Aa A-

Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein bën me dije se do të vizitojë  Tiranën, në një prononcim për gazetën “Shekulli”. Ai do të vijë bashkë me një grup eurodeputetësh të Parlamentit Evropian, pjesë e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të PE-së.

Vizita e tij vjen në një kohë kur në Shqipëri kanë shpërthyer protestat kundër qeverisë Rama dhe kriza politike ka kapluar vendin. Po sot kreu i opozitës Lulzim Basha dorëzoi mandatin e deputetit në Kryesinë e Kuvendit duke paralajmëruar shtrirjen e protestave në mbarë vendin.Në një intervistë për “Deutsche Welle”-n Knut Fleckestein deklaroi: “Mos prisni që gjithmonë të vijnë arbitër nga Brukseli për të sheshuar çdo grindje, thotë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti gjerman”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Duda 21/02/2019 16:56

Rama ju ka paguar biletat e avjonit

Sela 21/02/2019 16:26

Kur populli Shqipetar nuk jeton ne demokraci dhe prosperitet keto FLEKENSTEIN asqe e mendojne te vijne te ndihmojne me ide dhe investime ! NDERSA kur qeveria qe e shkaterron Shqiperine dhe qe perdhunon popullin "KA PROBLEME " , burokratet e Bashkimit Europian vijne me vrap qe te ruajne gjendjen e ndere dhe Shqiperia te mos ngrej koke !!!

Shto koment

Denonco