Basha: Opozita i vuri kyçin Kuvendit

Basha: Opozita i vuri kyçin Kuvendit

13:02, 21/02/2019
A+ Aa A-

Pas dorëzimit të mandateve në kryesinë e Kuvendit, kreu demokrat Lulzim Basha, tha nga selia blu tha se sot opozita i vuri kyçin Parlamentit.

‘Opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit. Ne jemi qytetarë të thjesht në krahun tuaj me ju dhe për ju, nisëm sot një rrugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa festimi i këtij vendi të bëhet realitet, derisa ta largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale.

Le ta shpërndajmë këtë energji hyjnore që buron nga shpirti një rrace siç jemi ne. Le të nisim këtë udhëtim shprese, për të rikthyer besim dhe bindjen se e nesërmja po vjen. Banda e tij solli këtë të zeze, Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo do te jetë e juaj, e fëmijëve tuaj e njerëzve të ndershme. Do ti japim fund padrejtësisë

Do të kemi një qeveri të popullit, për popullin.

Derën e Europës do e hapim. Shqipëria do të ketë një të ardhme, ky është mesazhi im për të gjithë ju.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco