Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

VIDEO/ Basha hap selinë e PD: Hyni të gjithë në 'shtëpinë e lirisë', sot iu vu kyçi parlamentit të krimit!

VIDEO/ Basha hap selinë e PD: Hyni të gjithë në 'shtëpinë e lirisë', sot iu vu kyçi parlamentit të krimit!

12:53, 21/02/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që ka mbërritur në selinë e PD-së, u ka bërë ftesë të gjithë protestuesve të hyjnë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, ku pritet të mbajë një fjalë.

“Mirë se vini në shtëpinë e lirisë, - tha Basha. -  Këtu ka vend për të gjithë, perveç kriminelëvë dhe oligarkëve. Hapeni vendin! Hapuni që ta mbushin njerëzit sheshin. Askush jashtë, përveç kriminelëve.

Liri – Demokraci! E duam Shqipërinë, si gjithë Europa! E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Të dashur vëllëzër dhe motra, misionarë të shpresës së Shqipërisë. Bashkëqytetarë dhe bashkëkombas, kudo që na ndiqni.

Opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin, parlamentit të krimit.

Prej ditës së sotme, ne jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj! Me ju dhe për ju!

Nisëm sot një rrugëtim shprese, që nuk do të ndalet derisa testimi europian i këtij vendi të bëhet realitet.

Derisa ta largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale. Rama ik!

Le ta shpërndajmë këtë energji hyjnore, që mund të burojë vetëm nga shpirti i një race fisnike europiane siç jemi ne, në çdo cep të Shqipërisë sonë të dashur .

Le ta nisim këtë rrugëtim shprese dhe force të pandalshme popullore për rrëimin e regjimit kriminal, për largimin e Maduros së Ballkanit dhe të Europës dhe për të rikthyer në çdo vatër shqiptare besimin dhe bindjen se e nesërmja po vjen.

Po, miqtë e mi. Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo e ardhme nuk i takon kriminelëvë, nuk i takon Niçeve, nuk i takon Habilajve, Shullazëve, nuk i takon narkotrafikantëve, nuk i takon oligarkëve hajdutë, që ju kanë zhvatur bukën e gojës nga tavolinat. Nuk i takon njeriut që e solli këtë të zezë , Edi Ramës dhe bandës së tij hajdute.

Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo do të jetë e familjeve tuaja, e njerëzve të dnershëm të këtij vendi që duan t’i japin fund padrejtësisë dhe do t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

Bëhuni gati për betejën e radhës, në Tiranë, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Elbasan, në Durrës, në Dibër, në Tropojë, në Sarandë, anembanë vendit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco