Rama sqaron italianët: Shqiptarët më bien në qafë kot, duan të më heqin se jam ‘Ronaldo’

Rama sqaron italianët: Shqiptarët më bien në qafë kot, duan të më heqin se jam ‘Ronaldo’

12:45, 21/02/2019
A+ Aa A-

Që nga postimi i datës 16 Shkurt ku qau për prishjen e kërpudhës, Edi Rama, nuk ka bërë asnjë reagim apo qëndrim për opinionin shqiptarë.

Pas një prononcimi të djeshëm për RAI News, ku dezinformoi në mënyrë të turpshme, se sot opozita do të digjte parlamentin, Rama ka folur sërish për gazetën ‘Messaggero’.

Por edhe në këtë prononcim, Rama nuk guxon ti drejtohet popullit shqiptarë, por atij italian.

‘Çfarë revolte popullore? Kjo është një protestë e organizuar nga establishmenti i rrëzuar me votë popullore pesë vjet e gjysmë më parë…Italianët duhet të dinë se thjesht jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Opozita është shumë pas me sondazhe dhe do të humbasë në çdo qytet. Dhe duan që të dorëhiqem’, tha Rama.

Image

Pas kësaj deklarate të habitshme, gazetari italian i përmend konstatimin se sheshet janë plotë me protestues, por Rama i përgjigjet me një gënjeshtër të trashë, duke rritur me më shumë se 1 milion numrin e popullsisë që jeton në Shqipëri.

 “Çfarë do të thuash, që kanë dalë 10-15 mijë persona në një vend, me 4.2 milionë banorë?', justifikohet ai.

Ndërkohë nuk ka munguar në këtë prononcim edhe krahasimi I bërë tashmë bajat që Rama i bën vetes me ekipin e Juventusit.

‘Është sikur të kërkosh nga Juventus, meqë është shumë i fortë, të pranojë që formacionin t’ia bëjnë të tjerët, jo trajneri i tyre dhe që kampionati të nisë sërish nga fillimi… pa Ronaldon’, thotë Rama për veten!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/02/2019 14:27

U bëmë gazi i botës me këtë k... kryeministër.

Sela 21/02/2019 14:07

Kush i bie ne qafe RONALDOS se eshte futbollisti mire ?! Ky cuni i kristaq rames eshte trap fare !

Muzapopullore 21/02/2019 13:21

Sa do qe perpiqet Ymer Baze ta bëjë te pakten te debatueshem shendetin mendor te Edvinit, ky vetë ta heq cdo dyshim që është socipat karriere midis "druggie gays" te vonuar te rrymes estetika relacioniste

Shto koment

Denonco