VIDEO/ Gazetari: Qesharake! Policia e Shtetit si policia politike e Ramës

VIDEO/ Gazetari: Qesharake! Policia e Shtetit si policia politike e Ramës

23:45, 20/02/2019

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari, i ftuar në “Opinion” ka komentuar protestën e te enjtes para Parlamentit, por anashkaluar edhe deklaratën e sotme të Policisë së Shtetit, e cila shprehej se, ka indicie që protestuesit do të futen brenda godinës së Parlamentit.

Rakipllari e ka quajtur njoftimin e Policisë, jo si të Policisë së Shtetit, por si të një policie politike.

“Deklarata e sotme e Policisë dhe ajo e 16 shkurtit i heq dilemat, pse opozita  ka shkuar në këto vendime. Një polici e tillë mund të jetë vetëm politike, që thotë se do të ketë dhunë. Kam informacion se, do të ketë një përpjekje për të bërë një manifestim.

Besoj se njerëzit do të jenë më të vetëpërmbajtur, edhe për shkak të arrestimeve. Deklarata e policisë është qesharake”, tha Rakipllari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment