SMS-ja/ Frika në palcë nga protesta, në Vlorë nis kontrolli ndaj administratës: Në 8:00 të gjithë në punë

SMS-ja/ Frika në palcë nga protesta, në Vlorë nis kontrolli ndaj administratës: Në 8:00 të gjithë në punë

22:51, 20/02/2019
A+ Aa A-

Frika e qeverisë nga protesta e nesërme para Parlamentit është aq e madhe, sa po përpiqet të mbajë të paktën nën kontroll administratë publike.

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook mesazhin e një qytetari, i cili rrëfen se, nesër në qytetin e Vlorës do të ketë kontrolle nga vartësit nëpër institucione për të parë nëse ka mungesa ose jo.

"Mirëmbrëma doktor. Këtu në Vlorë pushtetarëve u ka hyrë frika në palcë dhe po u bëjnë presion punonjësve të institucioneve se kanë frikë mos shkojnë në miting nesër. Ky është mesazhi që po ju dërgojnë të gjithe punonjësve:

“Mirëmbrema. Ju kërkoj ndjesë për orarin. Nesër do të ketë kontroll nga institucionet që jemi ne varësi. Keshtu që s'duhet të ketë vonesa ne 8.00 te gjithe të jenë prezent. Lajmeroni vartësit. Natën", thuhet në mesazhin e publikuar nga ish kryeministri Berisha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco