VIDEO/ Nishani: Djegia e mandateve, akt historik/ Deklarata e sotme e policisë inkriminuese

VIDEO/ Nishani: Djegia e mandateve, akt historik/ Deklarata e sotme e policisë inkriminuese

22:29, 20/02/2019

Në një lidhje direkte për ‘Opinion’, ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar protestën e nesërme para Parlamentit, deklaratat e fundit të Policisë dhe atë që synon opozita përmes kësaj lëvizjeje.

‘Është asgjësuar mundësia për të pasur zgjedhje të lira, ndaj në 16 shkurt kanë demonstuar një pakënaqësi totale por dhe dëshirën deri në rrëzimin final. Deklarata e policisë të inkriminon.

Kanë tentuar të inkriminojnë aktivitetin e opozitës. Qytetarët nuk kanë asnjë program dhune, është manifestimi i kësaj pakënaqësie për t’i qëndruar përpara institucioneve legjitime.

Të mos mbahen më peng. Ajo është një akt i shëmtuar ajo e policisë, Kuvendi i Shqipërisë nuk kërcënohet nga askush. Qytetarët janë të vendosur për të kthyer në legjitimitet, me qëndresë e tyre qytetare’, deklaroi Nishani.

Sipas tij, akti i opozitës është i paprecedent, por historik.

‘Të gjithë e kanë firmosur dorëzimin e mandatit. Ky është një rast i paprecedent dhe me këtë veprim ata kanë hyrë në historinë e pluralizmit shqiptar’, u shpreh ndër të tjera Nishani.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment