Djegia e mandateve/ Haxhinasto: Jemi në një situatë ekstreme, OSBE ka përgjegjësi

Djegia e mandateve/ Haxhinasto: Jemi në një situatë ekstreme, OSBE ka përgjegjësi

21:44, 20/02/2019

Ish-ministri i LSI-së, Edmond Haxhinasto, i ftuar në emisionin "Arena" në Ora News, u shpreh se vendimi për lënien e mandateve është një situatë ekstreme.   

"Lëshimi i mandateve është një situatë ekstreme por kjo ka ardhur pas një vlerësimi që edhe situata politike është në një situatë ekstreme. Është vënë në diskutim legjitimiteti i Parlamentit. Është provuar nga disa institucione, nga OSBE-ja", është shprehur Haxhinasto.

Sa i përket deklaratës së OSBE, sipas së cilës, ky veprim cenon themelet e demokracisë, Haxhinasto është shprehur:

"Patjetër që këto organizata kanë edhe përgjegjësitë e tyre shumë të mëdha. OSBE-ja veçanërisht. Ka 20 vite që merret me reformën zgjedhore dhe reforma zgjedhore nuk u bë asnjëherë që të krijonte zgjedhje të pakontestueshme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment