Rrethimi i Parlamentit me tela me gjemba/ Spahia: Liria është nga ana e popullit

Rrethimi i Parlamentit me tela me gjemba/ Spahia: Liria është nga ana e popullit

21:34, 20/02/2019

Rrethimi i Parlamentit me tela me gjemba pak orë para protestës së opozitës ka sjellë reagime të ashpra në publik.

Reagimi më i fundit vjen nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bardh Spahia.

Ish zv/ministri i Shëndetësisë ka postuar një foto të Gjermanisë Lindore të vitit 1961, që sipas tij është e njëjtë me situatën aktuale në Shqipëri.

"Hedhja drejt lirisë", kështu titullohet kjo fotografi e vitit 1961. Një ushtar i Gjermanisë lindore kalon telat me gjemba drejt lirisë. Edhe sonte komunistët e rinj e të vjetër po rrethohen siç është në traditën e tyre me tela me gjemba. Por liria është nga ana e popullit dhe jo e parlamentit", shkruan Spahia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco