Ambasadorja gjermane thirrje për dialog/ Djegia e mandateve përgjegjësi  individuale

Ambasadorja gjermane thirrje për dialog/ Djegia e mandateve përgjegjësi individuale

19:15, 20/02/2019
A+ Aa A-

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranës, Suzane Schutz ka reaguar pas firmosjes nga ana e deputetëve të Opozitës për lënien e mandateve.

Pas zyrtarizmit të vendimit ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Gjermania.

Ambasadorja gjermane në Tiranë bën thirrje për dialog, ndërsa shprehet se djegia e mandateve është përgjegjësi individuale e deputetëve.

Deklaratë e Ambasadores Gjermane Suzane Schutz:

Unë po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale.

Jam e bindur se bojkoti i parlamentit apo dorëzimi i mandateve janë një rrugë e gabuar. Gjithsesi çdo deputet e merr këtë vendim në mënyrë individuale dhe mban përgjegjësi për këtë para së gjithash përpara zgjedhësve të vet.

Por në interes të Shqipërisë unë u bëj thirrje të gjitha forcave politike që ndryshimet në opinione t’i përballin në formën e një dialogu konstruktiv në parlament.

Duke mbajtur në vëmendje vendimmarrjen e BE-së për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë duhet thënë, se nuk ka kohë për të humbur, në mënyrë që reformat të vijojnë dhe të arrihen rezultate konkrete.

Dhuna, sikurse e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme.

Në këtë kontekst u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të japin kontributin e tyre, që protestat e ardhshme të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Edhe ata që organizojnë protestën mbajnë përgjegjësi, që situata të mos përshkallëzohet. 

Në këtë pikë ndaj të njëjtin qëndrim me Presidentin Meta në deklaratat pas bisedës së tij me Presidentin Federal Gjerman Steinmeier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ana20/02/2019 21:37

sa e madhe ka qen valixhja qe i ka dhene edi kesaj, valixhe dore apo 20 kg

shqiptar20/02/2019 20:13

Po problemi është se a mund të bësh dialog me një karagjoz që vetëm ngërdheshet e përgjigjet me batuta bajate pa kripë.e njeh vetëm monologjet e tij mbushur me mburje e gënjeshtra ? Kapen avionët e drogës në mes të ditës që shihen nga të gjithë, e ai thotë se mushkonjat i duken "Saliut" avionë. Kapen me qindra tonë drogë nga policitë fqinje e më tutje nga kanabisi i mbjellur në gjithë Shqipërinë, e ai deklaron pa turp se nuk ka kanabis të nbjellë në Shqipëri. E në fakt i ka ecur me këto gënjeshtra se nuk i dëgjuam ndonjëherë ambasadorët që të flasin për çfarë ndodhi gjatë viteve 2016-17, ku nuk kishte më pothuajse asnjë fshat ku nuk mbillej kanabisi. Po çfarë efekti paska pasur ky i mallkuar kanabis që i vuri në gjumë gjithë ambasadat e nuk po shihnin se çfarë po ndodh në Shqipëri ? Po çfarë mund të presin shqiptarët që të reformohet drejtësia, kur duhet nja pesë vite që të ringrihen institucione të pamvarura me ndihmën e monitorimit ndërkombëtar, kur po shohim që në sy të këtyre "monitorëve" , prokurorët nuk e marin mundimin qoftë edhe të nisin ndonjë hetim për vjedhjen e votave e bashkëpunimin me bandat kriminale për imponimin e votës për këtë qeveri. Vërtetë është i pa preçedent një rast i tillë që e gjithë opozita të dorëzojë mandatet e deputetit Por çfarë do të ndodhte nëse në një vend demokratik si Gjermania, një kryetar bashkie i njerit prej qyteteve më të mëdha, del i filmuar duke ngrënë darka e dreka me banda mafioze, e bën me ta pazare votash ? Nuk po i konsideroj fare përgjimet e filmimet. Si nuk paska pasur nëpër ambasada asnjë përkthyes që të përkthente deklarimet skandaloze të personazhit kryetar bashkie të Durrësit, që njihet me emrin nofkë xhuxhi Gjush, se unë jam i hapur me të gjithë qytetarët për punë votash që duhet ti siguroj partisë time, le të jenë ata edhe vrasës e banditë. Janë të shumta, të vjetra e të reja situatat e paprecedente demokratike në Shqipëri. Nuk e meritonte populli më i vuajtur e i skamur i Europës, i masakruar edhe nga diktatura komuniste për 5 dekada me modelin më të egër stalinist. që edhe kur besoi se i erdhi liria e demokracia, qeveritë demokratike të Europës të heshtin kur në krye të Parlamentit kjo "mazhorancë" fiktive e dalë me vota të vjedhura, të ketë ish ministrin e STASS-it enverist. Mund të kenë bërë vërtet gabime partitë e djathta që qeverisën duke i premtuar këtij populli se do ta çojnë në Europn që kanë ëmdëruar, pasi nuk e patën eksperiencën e qeverisjes, por kuresesi nuk mund të besojë ndonjë shqiptar i persekutuar, që bijtë e kriminelëve të diktaturës staliniste, që "krenohen" me bëmat e prindërve të tyre e që ishin edukuar që në djep me urrejtje ndaj demokracisë perëndimore, sot na qenkan më të dashuruarit për Europën e Amerikën. Nuk mund ti besojnë shqiptarët një reformë në drejtësi të bërë nga ata që duhet të jepnin llogari para drejtësisë për krimet e së kaluarë njëlloj si të gjithë popujt e emancipuar të Europës.

Shkodran20/02/2019 19:48

Si nuk doli nje ambasador mor zot te flasi per Ramen, i Dashur Ambasador i Mbape-s,mos vall dhe ju ju ka blere Sorosi, apo ju nuk ekzistoni fare ne Shqiperi...

Shto koment

Denonco