Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

OSBE kundër OSBE-së

OSBE kundër OSBE-së

18:53, 20/02/2019
A+ Aa A-

Pas deklaratës së prezencës së OSBE në Tiranë, e cila del hapur kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet parlamentare, sipas së cilës është një veprim që minon demokracinë në vend, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Vasili, përmes një postimi në Facebook, i tregon arsyet OSBE pse me këtë qëndrim është kundër vetes së saj, pasi ka qenë vetë OSBE që ka dokumentuar vjedhjen e votave të zgjedhjeve të 25 Qershorit.

"OSBE ka qenë e para, që i vuri vulën blerjes së votave në 25 qershor,vota që prodhuan qeverinë ilegjime të Edi Ramës", shprehet Vasili.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Pse OSBE sot eshte kunder OSBE !?

OSBE ka qene e para, qe i vuri vulen blerjen e votave ne 25 qershor,vota qe prodhuan qeverine ilegjime te Edi Rames.
Opozita eshte e gjitha ne kembe per te vendosur legjitimitetin e qeverisjes,te votes se lire dhe te demokracise.
Edhe Prokuroria shqiptare ka provuar shitblerjen e votes edhe Voice of America i beri publike boterisht.
Pse OSBE sot harron raportin e OSBE per zgjedhjet e 25 qershorit qe i ve vulen shitblerjes dhe kriminalizimit te votes.
Per t'ja rifreskuar memorjen OSBE ne Tirane ja se cfare thote raporti perfundimtar i OSBE per zgjedhjet e 25 qershorit 2017:

OSBE ne raportin perfundimtar e vulosi e zeza mbi të bardhë:

“The campaign was characterized by widespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and workplace-related pressures on voters, which further reduced public trust.”
“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”
“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals with a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”
“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco