Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Malltezi zbulon në SYRI.net çfarë ndodhi në Këshillin Kombëtar të PD

Malltezi zbulon në SYRI.net çfarë ndodhi në Këshillin Kombëtar të PD

18:25, 20/02/2019
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka folur për SYRI.net pas vendimit unanim për të djegur mandatet e deputetëve.

Malltezi ka treguar edhe se çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.

‘Këshilli Kombëtar i PD-së ka marrë për herë të parë një vendim me votë unanime për të lënë Edi Ramën vetëm e të qeverisë me dakot, gjiknurët, niçet, sajet, e krimi i organizuar.

Zoti Nishani e hapi Këshillin Kombëtar duke kërkuar nëse kishte anëtarë që të flisnin, por të gjithë ishin të një mendje dhe vendimi: për të djegur mandatet.

Opozita po heq korracën, fasadën dhe qelbi që ka brenda kjo mazhorancë të dalë hapur’, tha gjatë intervistës së tij për gazetarin Ermal Rizaj, Jamarbër Malltezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco