Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Fjalimi identik/ Vrasësi i Shkodrës lexon fjalimin e Ramiz Alisë

Fjalimi identik/ Vrasësi i Shkodrës lexon fjalimin e Ramiz Alisë

18:15, 20/02/2019
A+ Aa A-

Atë që Ramiz Alia lexoi në ditën e tij më të keqe politike, kur fshihej pas zërit të tij të butë edhe pse kishte vrarë në kufi shqiptarë që donin të linin Shqipërinë komuniste edhe pse kishte vrarë më 2 Prill qytetarët në Shkodër vetëm pse po protestonin kundër vjedhjes së votave, sot e rilexoi jo më nën pushtetin e Ministrit të Brendshëm që vrau në Shkodër qytetarët protestues, por nën pushtetin e kryetarit të Kuvendit, bash i njëjti, Gramoz Ruçi.

Ja çfarë tha sot Gramoz Ruçi:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kam ndjekur dhe ndjek nga afër dhe me preokupim maksimal situatën dhe zhvillimet politike në vend.

Ndoqa nga afër, nga fillimi në fund, për pesë orrë rresht, protestën e datës 16 shkurt.

Po ndjek me vëmendje e shqetësim veprimet politike të kolegëve të opozitës pas protestës dhe vendimin e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për “djegie të mandateve parlamentare”.

Po ndjek me vëmendje dhe përgjegjësi të lartë vendimin dhe përgatitjet e opozitës për protestën e datës 21 shkurt, pranë sallës së seancave të Kuvendit dhe në të njëjtën orë me zhvillimin e seancës parlamentare.

Pra, jemi të gjithë dëshmitarë të një momenti acarimi politik, që javën e fundit i ka kushtuar shumë Shqipërisë. Pamjet e trishtueshme të dhunës mbi godinën e qeverisë, bënë xhiron e botës.

Kush nuk na e do të mirën, me siguri fërkoi duart. Kush na ka ndihmuar e mbështetur gjithnjë, padyshim u ndje keq.

Ndërsa kush bënte plane për të ardhur në Shqipëri këtë verë, natyrshëm u step.

Ndërkohë, sigurisht ato pamje nuk janë aspak inkurajuese as për investitorët, por as për konsumatorët.

Sidoqoftë, duke patur parasysh historinë e afërt, jo gjithçka që ndodhi në atë shfaqje të trishtueshme ishte për t'u hedhur poshtë.

Janë për t'u përshëndetur ata qytetarë që e demonstruan pakënaqësinë e tyre me vetëpërmbajtje dhe padyshim, janë për t'u përshëndetur djemtë e vajzat nën uniformë, si edhe drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Qëllimi aspak ogurmirë i nxitësve të dhunës, nuk u përmbush, institucioni u mbrojt me një profesionalizëm shembullor dhe asnjë protestues nuk u lëndua fizikisht.

E kam falenderuar personalisht edhe ministrin e brendshëm, sepse lidershipi i tij i urtë e i vendosur, ka bërë diferencën e madhe mes protestës së javës së shkuar dhe asaj të disa viteve të shkuara, që u kthye në një tragjedi kombëtare.

Nuk duhet harruar aspak që pamjet e dhunës patën edhe një pasojë të dëmshme mbi procesin e integrimit.

Mbi objektivin madhor kombëtar të çeljes së negociatave në Qershor, u vu pikëpyetja e cënimit të rëndë të kriterit politik.

Që negociatat të jenë në pikëpyetje për arsye të rrethanave dhe qëndrimeve politike të një vendi a një tjetri, kjo është e kuptueshme. Por që negociatat të vihen në pikëpyetje për rrethana dhe qëndrime politike brenda vendit tonë, kjo është e pajustifikueshme!

Më vjen keq që partnerët tanë ndërkombëtarë, janë detyruar të mbajnë qëndrime të forta ndaj opozitës së vendit në këto ditë të ngarkuara, por e vlerësoj lart angazhimin e tyre dhe i falenderoj për interesimin konstant për të mirën e këtij vendi.

Si kryetar i Kuvendit e jo si deputet apo si pjesë e lidershipit politik të shumicës qeverisëse, jam seriozisht i shqetësuar për këtë situatë.

Nuk do ta doja kurrë realizimin e skenarit të paralajmëruar nga vetë opozita, për të ashtuquajturën djegie mandatesh, sepse një opozitë që vetëvritet politikisht i bën vendit një dëm të madh.

Mesazhet e djeshme të SHBA dhe BE, më kanë lënë shijen e hidhur të një të vërtete shumë të papëlqyeshme. Një skenar i tillë, i padëgjuar, në dijeninë time, në asnjë rast të historisë së parlamentarizmit, është një lloj kamikazllëku politik që hedh në erë të zotët e punës, por dëmton  padyshim rëndë të tërë mjedisin tonë, si edhe raportet e të tjerëve me këtë mjedis.

Nuk është ky momenti dhe as është detyra ime si Kryetar Kuvendi, të komentoj mbi këtë skenar nga këndvështrimi i shumicës qeverisëse, por mund të them se ultimatumet nuk janë demokratike, pushteti nuk merret në tavolinë dhe populli sovran nuk është një turmë, sado e madhe qytetarësh që vijnë në një protestë, por tërësia e qytetarëve që na gjykojnë me votë e na mandatojnë po me votë.

Ndërsa si Kryetar i Kuvendit dhe si dikush, që për fat të mirë apo për fat të keq, kam parë shumë nën atë çati, duhet të them sot se opozitë më të garantuar në lirinë e saj të shprehjes, sesa kjo e sotmja ky vend nuk ka patur.

Prej pesë vjetësh e gjysëm, kjo opozitë gëzon atë, për të cilën shumica e sotme kur ishte në opozitë, luftoi katër vjet e nuk e mori dot: Kohën e barabartë të fjalës mes shefit të qeverisë dhe shefit të opozitës.

Prej pesë vjetësh e gjysëm, kjo opozitë shpenzon kohë parlamentare më shumë se sa shumica qeverisëse dhe askush nuk i ka thënë plaç.

Prej një viti e gjysëm, kjo opozitë ka konsumuar akte të pandodhura më parë në Kuvendin e Shqipërisë, e megjithatë ka gjetur tolerancën më të plote për to, sepse shumica ka qenë më shumë se njëherë në të drejten e saj për të kërkuar rishikim të Rregullores po s'e ka bërë këtë.

Që opozita të synojë karriget e qeverisë kjo është mëse normale. Që opozita të kërkojë t'i marrë ato pa pritur zgjedhjet e radhës, edhe kjo është normale.

Por që opozita të synojë pushtetin në tavolinë dhe për këtë të hedhë në erë rrugët e jetës demokratike kjo nuk është normale.

Si mundet opozita të kërcënojë parlamentin dhe të organizohet për ta dhunuar atë?

Si mundet opozita të braktisë detyrën dhe të lerë zgjedhesit e saj pa zë në tempullin e demokracisë?

Si mundet opozita të pretendojë se debati mund të zhvillohet në rrugë dhe me mjetet e rrugës?

Këto natyrisht janë pyetje, që unë i bëj si garanti i palëve në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo si palë e kundërt me kolegët e opozitës.

Si Kryetar i Kuvendit dhe njëkohësisht si i zgjedhur i këtij vendi, unë pyes:

Si mundet opozita të bëhet objekt mesazhesh tejet kritike nga partnerët tanë, në pikën që aleati ynë i madh, Shtetet e Bashkuara, të bëjnë një thirrje aq të fortë sa ajo e mbrëmshmja?

Ajo thirrje mua si kundërshtar politik i kësaj opozite mund të më vijë për mbarë në pamje të parë, por si Kryetar i Kuvendit e si qytetar i këtij vendi, më shqetëson seriozisht e sinqerisht.

Natyrisht opozita është sovrane në vendimet e saj dhe përgjegjëse para zgjedhësve e para ligjit për veprimet e saj.

Nëse ajo vendos t'i bjerë murit me kokë dhe i merr përsipër të tëra pasojat, me idenë se do ta detyrojë shumicën të dorëzojë pushtetin në tavolinë apo se do të ndalë reformën në drejtësi, kjo është ekskluzivitet i saj.

Por shumica qeverisëse, ka detyrën të mbrojë sa të jetë e mundur vendin nga goditjet e imazhit dhe pasojat e dhunës e të të ashtuquajturit "debat të rrugës", mbi procesin e integrimit të Shqipërisë, mbi qytetarin, turistin, investitorin e konsumatorin dhe mbi të ardhmen.

Po ashtu, është detyra jonë t'i krijojmë opozitës hapësira kohore reflektimi dhe mundësi rikthimi në rrugën e arsyes.

Në këto kushte, duke pasur parasysh apelin e partnerëve tanë strategjikë,

Duke pasur parasysh informacionet e organeve ligjzbatuese dhe të inteligjencës,

Duke ndjekur qëllimin më të lartë të ruajtjes së integritetit të Kuvendit të Shqipërisë, të deputetëve dhe të sallës së Kuvendit,

Ftoj kolegët deputetë, anëtarë të të gjithë grupeve parlamentare, të mirëkuptojnë vendimin tim për të mos zhvilluar seancën plenare të ditës së enjte, datë 21 shkurt.

Si shqiptar, si deputet, si qytetar, si një njeri që e dua këtë vend, ashtu si edhe të gjithë ju, me të gjithë fuqinë e shpirtit, nuk e gjykoj të udhës dhe ndjej dhimbje e trishtim që një pjesë e deputetëve të jenë në sallë dhe një pjesë tjetër jashtë sallës.

Salla është e të gjithëve, por edhe përgjegjësitë parlamentare u takojnë dhe janë detyrim për të gjithë.

Përgjegjësia ime si Kryetar i Kuvendit, si një institucion mbi palët, por edhe si qytetar i këtij vendi, nuk më lejon t’u japë mundësi keqbërësve, të cilët mund të përfitojnë nga kultura dhe dinjiteti i qytetarëve e deputetëve protestues, për të sulmuar institucionet e shtetit dhe për të nxirë imazhin e Shqipërisë.

Le të shërbejnë këto ditë për të na ndihmuar të reflektojmë dhe të bëhemi më të matur, më bashkëpunues, duke i vendosur platformat, ambiciet dhe objektivat tona politike dhe elektorale në shërbim të të gjithë shqiptarëve.

Ju faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dordomusi20/02/2019 23:00

40 vjet ulur neper karrige...pupuu...poshte komunizmi...poshte diktatura...Shqipëria mbi partine!!!!!!

Daj aku20/02/2019 19:58

Ti o "Malsori" , me suguri je malsor nga Tepelena ose nga Kurvaleshi. O të kjoftë pirolla e mendjes tate! Serbët kanë vra 5000 kosovarë në Tivar, pasi i kaluan nëpër Shqipëri të lidhur me tela e të rujtun nga "partizanë" serbë, komandant ishte Enver Dulla, nuk ishte Sal Berisha. Shqiptarët në kufi i vrau Ramizi, jo Berisha. Poetin e vrau Kristaqi (me firmë), jo Berisha. Katër dëshmorët e Shkodrës i vrau me urdhër Gramiz Ruçi (por nuk e firmosi urdhërin se është bir kurve si Gjushi). Ku e gjete ti o legen "Malësori" Sali Berishën në Shkodër duke vrarë demonstruesit antikomunistë. Edhe 97 e bëri Berisha, edhe 21 janarin e bëri Berisha, edhe 16 shkurtin e bëri Berisha, edhe fallsifikimin e 40 milionave te Astiri e bëri Berisha, edhe traun e rrugës kombit e vuri Berisha (ti e meriton traun mu në bythë). Edhe gazin luftarak mbi popullin e "dhunshëm" shqiptar, që shkatërroi kryeveprën e artit botëror, këpordhën e gjeniut kaptinmodh, pi Berisha e hodhi. Boll me Berishën që paska ndihmuar Ruçin, po Ruçi pse nuk e arreston Berishën? Deri ë vitin 2014 edhe mund të hahej "fajin e ka Berisha". Më pas, edhe rrotkarnat më të mëdhej nuk e hanë më as tullumin e as zullumin. Veç teje o Malsori i Tepelenës.

Sela20/02/2019 19:32

@ Malesori . Te permendesh cdo dite cdo ore fenomenin SALI BRISHA ,Ti mor rrugac nuk ben gje tjeter vecse i jep kurajo vetes per vazhdimesi te sistemit te ndyre komunisto-socialist antiShqipetar ! Por JO E KE DHE E KENI GABIM sepse lenin stalin enver SDO TE KETE ME KURRRRRE dhe ky dordoleci edvin rama ka vetem ndjesine te hipe mbi pleh dhe te bej si gjel ! E pra disa kokrra kane mbetur si putin erdogan dhe ky maduro ! NE EUROPE DHE AMERIKE NUK TE LEJON LIGJI TE BEHESH GJEL , TI LENE PA KOQE PO PO PA KOQE .

Baxi20/02/2019 19:11

foli kalorsi i fytyres se vrerosur,zarbos rruqis

Gramoz20/02/2019 19:08

Sa qesharake tingellon ne gojen e ketij qelbesire komuniste medemek preokupimi i ketij fytyrnxiri per parlamentarizmin demokracine e bla bla bla, por me ironikja kur me gojen hale qe ka, na flet per merakun qe kane partneret nderkombetare Sh B A dhe B E per demokracine. Je i pabesushem o qen i helmuar komunist! O surratbajge qe duhet ta kishe vendin ne muzeun e sigurimit famkeq "Shtepia me gjethe" dhe jo ne krye te kuvendit. Ti shoku gramoz krimineli, mos guxo te na japesh leksione demokracie, dhe mos e zer me me ate goje te ndyre Ameriken. Salaria gryk e topit, 5 pellembe leshi gopit.

Malsori20/02/2019 18:57

Gramos Ruçi nuk ishte vrasës i 2 prillit, por prej tij dyshohet fshehja e vrasësit të vërtetë që është Saliu me shërbimet e fshehta sërbe. Është fakt se asnjëherë Saliu nuk ka goditur Gramozin ashtu siç ka goditur kundërshtarëet e tjerë politik të tij.

F.U.20/02/2019 18:31

Ti je nje kriminel. Vetem fakti qe nje moster si ti eshte kryetar i asaj bande eshte mjaft per ta djegur, mundesusht bashke me ju brenda.

Shto koment

Denonco