'Gazetarët të pajisen me maska'/ Humori therës i Dylgjerit: Kolegë njoftoni numrin e kokës, për të Fevziut nuk ka

'Gazetarët të pajisen me maska'/ Humori therës i Dylgjerit: Kolegë njoftoni numrin e kokës, për të Fevziut nuk ka

18:00, 20/02/2019
A+ Aa A-

Pas deklaratës së Policisë së Shtetit, e cila njoftonte të gjithë[ gazetarët që do të ndjekin nesër nga terreni protestën e opozitës të paraqiten pranë policisë për të tërhequr maskat anti-gaz, ka reaguar gazetari Ylli Dylgjeri.

Përmes notave të forta të ironisë dhe humorit, Dylgjeri i bën thirrje kolegëve të tij gazetarë të njoftojnë për numrin e kokës.

Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:
 

Njoftim
Sonte në orën 20.00 gazetarët që do të 
ndjekin protestën te Kuvendi, janë të lutur të vinë te tregu shumicës për të tërhequr maskat antigaz.
Analistet Lubonja, Bushati, Nano, Vangjeli, Nazarkot 1, 2 të njoftojnë Nr.e kokës. 
Nuk ka Nr. maskë për kokën e Fevziut.
Per gazetaren Eni Vasili rezervojmë maskë edhe me ngjyra.

"Të gjithë duhet të jenë të pajisur me mjete identifikimi. Që të mos shkaktohen probleme nga gazi, Garda ka kërkuar që gazetarët dhe punonjësit të marrin masa për tu ruajtur nga gazi", thuhet ndër të tjera në njoftimin e sotëm të Policisë së Shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco