Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Debati me Ballën, Fevziu i transmeton live emisionin e 21 janarit

Debati me Ballën, Fevziu i transmeton live emisionin e 21 janarit

11:44, 20/02/2019
A+ Aa A-

Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu ka debatuar me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit ishte i ftuar për të diskutuar për krizën politike, ndërsa duke folur për dhunën në protestën e së shtunës dhe duke e krahasuar me 21 janarin ai tha se “E mbaj mend emisionin tuaj në atë kohë sa i drejtë ka qenë”

Blendi Fevziu: Më fal, më fal… Si ka qenë?

Taulant Balla: Nuk ka qenë i drejtë…

Blendi Fevziu: Pse? Do të ta vë emisionin këtu… Do më kërkosh falje pastaj.

Taulant Balla: Për pamjet që u transmetuan…

Blendi Fevziu: Jo ne nuk kemi transmetuar pamje… Po gënjen!

Pas reklamave Blendi Fevziu ia ka treguar kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla emisonin e 21 janarit.

Blendi Fevziu: Ku ka ndonjë pasaktësi në këtë pjesë? Mund ta ndjekësh deri ën fund përveç që janë 5 të ftuar që thonë opinionet e tyre. Ku ishte mos korrektesta?

Taulant Balla: Spepse ky televiizon këtu ishte i vetmi që nuk nuk trasmetoi pamjet e vërteta të Ziver Veizit.

Blendi Fevziu: Këtu nuk jam i sigurt , por në trasmetim po ta vazhdojë emisionin i ke pamjet. Do ta vazhdojë me tutuje.

Taulant Balla: Të jemi serioz…

Blendi Fevziu: Si nuk jemi serioz, ne e kemi përpara…

Blendi Fevziu: Si nuk jemi serioz, ne e kemi përpara… Rama po të flet, ja ku e ke.

Taulant Balla: Ajo që po të them unë është se në cdo rast nuk ka krahasim me atë…

Blendi Fevziu: Jo jo më thatë që keni transmetuar pamje ndryshe në 21 janar. Tani e dëgjuat live me gjithë shqiptarët. Do ta shikosh vrasjen e Ziver Veizit, se e kam.

Taulant Balla: Nuk e ke…

Blendi Fevziu: Nuk e kam? E kam në këtë emision. Në fund të pjesës së parë. Do rrimë këtu ta shikojmë.

Taulant Balla: Pamjet e vrasjes u transmetuan në një tjetër televizion.

Blendi Fevziu: Ne i kemi marrë nga News 24 dhe i kemi transmetuar.

Blendi Fevziu: Po ta nxjerr që të bindesh. Nuk mund të bësh një akuzë e pastaj ta kalosh. Sepse unë jam këtu. Ja ku e ke vrasjen, tani është diskutim në studio. Tani jeni i bindur që e kam nxjerrë? 

Taulant Balla: Zoti Fevziu…

Blendi Fevziu: Vetë e provokuat këtë debat, ja ku i kini faktet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi20/02/2019 12:28

I plasi ketij mashtruesi ordinier pse ti thuash genjeshtare! Ai ska cip burri.

Askushi20/02/2019 12:23

Bledi duhet ti japi live te gjithe organizimin e 21 jonarit. Thurrjet per dhune per forc. 21janari u be ber videon e ilir metes qe taulanti u martua me vone me te. Plera....

Shto koment

Denonco