Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Kush është Abraham Lincoln? Presidenti amerikan që frymëzoi sot Lulzim Bashën

Kush është Abraham Lincoln? Presidenti amerikan që frymëzoi sot Lulzim Bashën

23:25, 19/02/2019
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së kreut të PD, Lulzim Basha, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike, e cila i dha “Ok” për djegien e mandateve, tërhoqi vëmendjen citimi nga ana e tij e një preh thënieve lapidare të presidentit të 16-të të SHBA-ve, Abraham Lincoln.

“Shpresoj që kjo sakrificë nuk do shkojë kot, se ky komb nën zot do ketë lindje të re të lirisë dhe demokracisë. qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut”, ishte thënia e famshme e Lincoln që citoi kreu demokrat para mediave, në përgjigje të deklaratës së sotme të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ku shprehej kundër djegies së mandateve.

Image

Po pse lideri demokrat citoi pikërisht presidentin Lincoln?

Abraham Lincoln, i cili udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile, lufta e përgjakshme dhe e moralit të madh, arriti të bënte të mundur ruajtjen e bashkimit, heqjen e skllavërisë, forcimin e qeverisë federale, dhe modernizimin e ekonomisë.

Për Lincoln janë shkruar më tepër libra se sa për çdo president tjetër amerikan. Fytyra e tij është gdhendur te monedha amerikane, ndërsa vlen për t’u theksuar se miliona njerëz e vizitojnë memorialin e tij në Uashington.

Historiku i shkurtër Abraham Lincoln, presidenti i 16-të i SHBA:

Abraham Linkolni u zgjodh presidenti i 16-tët i Shteteve të Bashkuara në vitin 1861 dhe dy vjetë më vonë më 1863 nënshkroi Proklamatën e Emancipimit me të cilën deklaroi lirinë e përhershme për skllevërit mbrenda Konfederatës. Në fjalimin e tij me rastin e inaugurimit president, Linkolni paralajmëroi shtetet e Jugore të Amerikës të cilat ishin kundër heqjes së skllavërisë se: “Është në duartë tuaja, bashkatdhetarët e mij të pakënaqur dhe jo në dorën time, çështja e rendësishme e luftës civile. Qeveria nuk do t’ju sulmojë…Por as ju nuk keni ndonjë të drejtë Hyjnore për të shkatërruar qeverinë, ndërkohë që unë kam detyrën dhe përgjegjësinë e shënjtë për ta ruajtur, për ta mbështetur dhe mbrojtur atë.” Si president, Abraham Linkolni punoi shumë për një organizim të fortë të Partisë Republikane dhe mundi të siguronte edhe përkrahjen e shumë demokratëve në favor të kauzës për bashkimin e shteteteve dhe kundër skllavërisë.

Linkolni e konsideronte ndarjen e vendit veri-jug si të paligjshme dhe ishte i gatëshëm të përdorte forcën në mbrojtje të Bashkimit dhe të ligjeve Federale. Por kur forcat e shteteve jugore sulmuan “Kështjellen Sumter” duke detyruar dorëzimin e saj forcave të jugut, Linkolni u bëri thirrje shteteve të veriut për regjistrimin e 75.000 vullnetarve për të kundërshtuar këtë akt dhe kështu filloi Lufta Civile amerikane. Lufta Civile ishte një luftë e tmershme, njëra ndër më të përgjakshmet e atij shekulli gjatë së cilës, nga të dy palët, humbën jetën mbi 600.000 veta, por megjith sakrificat e pa imagjinueshme njerzore, ishte një luftë kundër skllavërisë, një luftë që më në fund siguroi të drejtat dhe liritë e barabarta për të gjithë brezat e ardhëshëm në Amerikë dhe frymëzoi mbarë botën. Si përfundim i këtyre sakrificave të mëdha, Amerika doli nga kjo luftë si një komb më i mirë, më i fortë dhe më i drejtë, për të gjithë. Kjo është një meritë e madhe e Abraham Linkolnit, e këtij emancipatori të madh të Amerikës dhe të botës, 150-vjetori i vdekjes i të cilit po shënohet në kryeqytetin e kombit në Washington si dhe anë e mbanë Shteteve të Bashkuara.

Linkolni bëri ç’mos që bota të mos harronte se Lufta Civile kishte të bënte me një çështje shumë më të madhe dhe më të rëndësishme se sa edhe Bashkimi i kombit. Ai e deklaroi këtë bindje në mënyrën më emocionale që është e mundur, në fjalimin që ka mbajtur në varrezat ushtarake në Gettysrburg duke thënë se, “Jemi këtu për të vendosur njëherë e mirë që këta ushtarë të rënë të mos kenë vdekur kotë — se ky komb nën kujdesin e Perëndisë, do të ketë një lindje të re të lirisë — dhe se qeveria e popullit, nga populli dhe për popullin, nuk do të zhduket nga faqja e dheut.” Ishte ky një mesazh për Amerikën po se spo, por edhe për mbarë botën.
Vetëm pesë ditë pasi mori fund Lufta Civile në Shtetet e Bashkuara dhe para pajtimit të Veriut dhe Jugut, më 14 prill, 1865 u plagos rëndë Presidenti Abraham Linkoln nga plumbi i një vrarësi, simpatizant i kauzës së Jugut gjatë Luftës Civile. Një ditë më vonë, më 15 prill, Linkolni vdiq nga plagët e marra. Ishte ora 7:30 në mengjes, kur zemëra e tij e madhe pushoi së rrahuri, e një burri që është cilësuar si, “miku i të varfërve, emancipuesi i të shtypurve dhe kampioni i zgjedhur i lirisë”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco