VIDEO/ 'Sharlatan i pavotuar, mos ma ngri zërin', sherr mes Salianjit dhe Ngjelës

VIDEO/ 'Sharlatan i pavotuar, mos ma ngri zërin', sherr mes Salianjit dhe Ngjelës

23:14, 19/02/2019

Nuk ka kaluar pa tone të ashpra debati në studion e “Dritare” në News 24 mes deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe avokatit Spartak Ngjela.

Duke folur për protestën e ditës së shtunës dhe asaj që pritet të mbahet ditën e enjte para Parlamentit, të dy të pranishmit ngritën tonet mes tyre, teksa Salianji iu drejtua Ngjelës me fjalët “Mos ma trash zërin. Ki kujdes kur të më drejtohesh!”.

PJESË NGA DEBATI:

Salianji: Aty kanë arrestuar njerëz që po vdesin për bukë. Ne nuk po kërkojmë të vijmë në pushtet, por po kërkojmë qeveri traznitore.
Ngjela: Po bërë dëm civil e paguan. Ajo nuk është ndërtesë e Edi Ramës.

Salianji: Sharlatan i pavotuar
Salianji: Mos ma trash zërin. Ki kujdes kur të më drejtohesh!
Ngjela: Mbarove?
Salianji: Mos fol kështu sikur ata të jenë dele e dhi.
Ngjela: Nëse nuk ka burg ka bashkëpunim. Shteti është nocion serioz. institucionet janë nocione ligjore. Deputetët i kanë bërë shtëpitë me korrupsion. 5 miliardë euro iu kanë gjetur politikanëve shqiptar në Off-shore nga të dyja krahët. Do t’i dorëzojnë me proces ligjor. Pse duan ta destabilizojnë, sepse duan të shpëtojnë gjënë e vjedhur. Maxhoranca është më e disiplinuar nga ndërkombëtarët, arsyeja mund të jetë politikë. Politika është pragmatike, politika e mecur ul dëmin, por do ta paguaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edgar22/02/2019 20:44

Ngjela eshte nje I semure psiqik. Ju lutem shume moderatoreve Te mos I bejne qeder vetes e ta ftojne me ne emisionet e tyre se e con nivelin e emisionit ne shkalle irrituese.

Atdheu22/02/2019 01:28

Aman mo coli se na plasen ky eshte kelyshi Rames Qen bir qeni si Nuk ngordhi ne spac

coli21/02/2019 15:40

Nuk e kuptoj se pse thirren në mediat shqiptare persona të tillë komikë si ky "avokati" Ngjela, ku mbrend një diskursi të tij, ai e kundërshton veten disa herë. Mund të argëtohen ndoshta shikuesit e televizioneve me këtë sharllatan që tund gishtin me kërcënim se ju të gjithë jeni injorantë se nuk merni vesh nga politika e nga drejtësia "anglo-saksone" (se ku e mësoi drejtësinë anglo-saksone i biri i Kiço Ngjelës, hec e mere vesh) e mund edhe të çlirojë sadopak shtresin e shqiptarëve mga keqqeverisja e Ramës, por kam vënë re në reagimet e komenteve të shtresës së ulët intelektuale, vlerësime të tilla që e bëjnë ate si koka më e madhe e dijeve në Shqipëri, njëlloj siç bënin shqiptarët dikur për çdo deklaratë që bënte paranoiaku diktator i pashkollë Hoxha.

Shto koment