Djegia e mandateve/ Kryemadhi: E vetmja rrugë që i ka mbetur opozitës

Djegia e mandateve/ Kryemadhi: E vetmja rrugë që i ka mbetur opozitës

21:13, 18/02/2019
A+ Aa A-

E ftuar në “360 Gradë” në Ora News, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi komentoi vendimin e opozitës për djegien e mandateve, duke e quajtur këtë vendim si rrugën e vetme demokratike që i ka mbetur opozitës.

“Vendimi erdhi si rezultat i gjithë agjendës opozitare ku për hir të së vërtetës, opozita e bashkuar konsumoi të gjitha mjetet apo lëvizjet e saj me mazhorancën ku për hir të së vërtetës, arroganca apo euforia apo kapja e institucioneve, arriti kulmin. Kam renditur disa problematika që na janë bërë si mirëmëngjes dhe mirëmbrëma. Ajo që sot mund të duket radikale, nuk është e tillë. Është i vetmi element demokratik që i ka mbetur opozitës”, u shpreh Kryemadhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco