DOKUMENTE/ Thellohet skandali i Elisa Spiropalit, miliona lekë në xhepat e kompanisë së vëllait

DOKUMENTE/ Thellohet skandali i Elisa Spiropalit, miliona lekë në xhepat e kompanisë së vëllait

20:03, 18/02/2019

Thellohet skandali i ministres Elisa Spiropali, ish Drejtore e Përgjithshme e Doganave, aktualisht deputete dhe ministre për Marrëdhëniet me Publikun. Kësaj here deputetja e PS-së është kapur si nëshkruese e fondeve publike në favor të shoqërisë së vëllait.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti anti-Korrupsion në Partinë Demokratike, Dogana Fier dhe Dogana Vlorë kanë kryer pagesa në favor të kësaj shoqërisë "Solomon" për objekte si pjesë këmbimi, pajisje zyre, orendi zyre dhe...nuk mund të mungonte as trau. Kush më mirë se vëllai i kryedoganieres mund të vendoste traun në doganat nën varësinë e saj?!

Kështu, nga Dogana Fier ka përfituar vlerën 12 milionë lekë dhe nga Dogana Vlorë, vlerën 5,8 milionë lekë.

Shoqëria e krijuar në kohën kur Edi Rama erdhi në pushtet, nën urdhrat e “Zonjës 5 milion Euro”, nuk humbet minutin për të filluar procesin e zhvatjes nga të katra anët e duke kontribuar, gjithashtu, në rritjen e vlerës së zërit “luks qeveritar”.

Këto raste përbëjnë konflikt të pastër e të rëndë interesi dhe përgjegjësia penale e zonjës sot ministër është e qartë dhe e pakundërshtueshme përballë çdo prokurorie të pakapur nga krimi, deklarojnë nga Partia Demokratike.

Një vëzhgim në regjistrin e prokurimeve publike vihet re se kompania "Solomon" ka fituar dhe disa dhjetëra tendera të tjerë në institucione të ndryshme publike, çka shton dyshimet se influenca politike e Spiropali ka funksionuar gjithandej, por implikimi në ujësjellësin e Fierit, është gjurma që kryqëzon trekëndëshin ndërmjet bashkëshortit, vëllait dhe krushkut të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

K19/02/2019 21:05

Nqs PD nuk e con per ndekje penale nuk ka bere asnje edhe pse prokuroria eshte politike por neser do ta ndjej doren e forte te shtetit por edhe tani do ti trondise nga frika e kallezimit.Per cdo afere te dorezohet ndjekje penale se I ben nder shqiperise.

Shto koment