Lesi: Të enjten digjen mandatet para popullit dhe rrëzohet kryeministri, edhe me forcë

Lesi: Të enjten digjen mandatet para popullit dhe rrëzohet kryeministri, edhe me forcë

17:37, 18/02/2019

Nikollë Lesi shkruan në gazetën e tij, Koha Jonë se ditën e enjte Edi Rama bie nga qeveria.

Sipas Lesit, Rama ikën me hir ose me pahir.

Lesi shkruan se të enjten do të digjen mandatet dhe Rama rrëzohet para popullit edhe me forcë, nëse nuk ikën vetë.

‘Tashmë duket se palët politike po shkojnë në përplasje finale ditën e enjte. PD vendosi të dorëzojë mandatet e deputetit dhe pasdite edhe LSI.

Kryeministri deklaron se nuk jep dorëheqjen dhe se do të shkojë deri në 2021-in si kryeministër. Por parlamenti nuk funksionon më pas dorëzimit të mandateve nga opozita, pavarësisht se çfarë thotë qeveria dhe PS-ja.

Nuk ka më parlament, ndonëse kryeministri mund të ketë blerë apo blejë ndonjë deputet të opozitës. Politikisht ka rënë parlamenti që sot.

PD dhe LSI nuk do kenë mandate, nuk e njohin parlamentin dhe qeverinë. Por sipas burimeve nga selitë blu dhe të LSI, të mos shpresojë kryeministri se do të jetë më pas ditës së enjte pasi do ta rrëzojnë me popullin që këtë herë nuk do jetë protestë e lenë në dorë të lirë, siç ndodhi të shtunën.

Do jetë demonstratë e udhëhequr nga PD-LSI e partitë e tjera të opozitës dhe do jetë fatale për qeverinë. Nuk do kursehet më asgjë ditën e enjte. Demonstratat e Parisit do jenë lule në krahasim me atë që do të ndodhë ditën e enjte para kryeministrisë dhe te parlamenti.

Kryeministria nuk do ketë fatin e së shtunës, por më keq, ndërsa salla e parlamentit do jetë arenë, ku as Garda me gjithë forcat speciale nuk e shpëtojnë qeverinë. Opozita do të bëjë thirrje për futjen e popullit në parlament.

Kjo thuhet në dy selitë e PD dhe LSI. Lulzim Basha tha se Edi Rama do tërhiqet zvarrë, kurse Luan Rama, një prej ikonave të LSI, ka deklaruar se asgjë nuk e shpëton më kryeministrin e krimit. Petrit Vasili mbetet më radikal për të enjten.

Edi Rama ka një zgjidhje; dorëheqje dhe krijimin e një qeveri transitore për zgjedhje e cila duhet të drejtohet nga një i majtë, por që palët të jenë dakord për emrin’, shkruan Nikollë Lesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/02/2019 09:13

Jemi katandisue më keq se në 1990, sepse përbindëshi i tanishëm ka blerë me lekët e grabitura të krimit dhe korrupsionit të gjithë nënpunësit, plehra pa moral, të ambasadave, që gjetën Eldoradon në Shqipëri, duke i shërbyer më keq se Spierdhopalla, duke i lejuar tiranit të uzurpojë të gjitha kollonat e shtetit. Në këto kushte nuk mbetet rrugë tjetër veçse rrëzimi me dhunë i diktaturës. Kur preken zgjedhjet, populli merr armët.

PATRIOTI DT 19 SHKURT 201920/02/2019 08:44

Ah, mo z.NIKOLL LESI sikur të ishte e vërtetë kjo e ditës së ENJTE ju do të ishit Orakulli më i madh i kombit shqiptar....

Atdheu im I dashur 20/02/2019 05:53

Akoma egsiton Selia Socialistr Kjo strofke gjarperish O zot kelyshet e sorosit jane Atdhe shko djathtas shkaterohe keto shushunja Jo bisedime me to te nxirret jashte ligjit Trump eshte me ju Nuk e harron neperken Kur foli ne cnn adios Ramos

Atdheu im i dashur 20/02/2019 05:30

Me me funde u zgjove Shqipe Edhe une do te vije me ju Mos falni me atdhe shko djathtas Pstroheni atdheun nga shushunjat Qelbesira komuniste

Zamira 19/02/2019 05:58

O sot o kurre Kaluam nje rregjim te gjate dhe te veshtire ,sbesoj se eshte haruar Opoziita po ben detyren e saj ta coj deri ne fund e mbeshtetur prej nesh PERPARA

Ay19/02/2019 01:56

Zoti Ju bekofte ! Ne fakt kjo Po behet shume vone. Merreni I zvarre ate kriminelin e pabese ram zagarin. Hajnin e urdheruesin e vrasjeve te shqiptareve. Sa iku nga vlora dje u vrane tre veta. Vetem gjak e dhimbje di te mbjelle te shqiptaret ai pis i palare shurrtore. Duhet bere nje hale e madhe pubkike ne mes te te tiranes e ti vene emrin e atij edvin shurrtorrja

Askushi 18/02/2019 23:53

Nuk ka rruge tjeter. Lirija nuk dhurohet, por fitohet. Shqiperija eshte ne grahmen e fundit. Bashkohuni me opoziten, mbroni lirin tuaj, lirin e votes, mbroni te drejten tuaj, luftoni krimin, korrupsionin, diktaturen. Popull, ngrihu ne mbrojtejen tende, askush nuk te fal asgje. Opozita te udheheq popullin. Popullin e bashkuar nuk ka ushtri e polici qe ta ndali.

Shto koment