DOKUMENTET/ Ja si Elisa Spiropali i dha vëllait 350 mijë dollarë

DOKUMENTET/ Ja si Elisa Spiropali i dha vëllait 350 mijë dollarë

16:24, 18/02/2019

Një trekëndësh biznesi ndërmjet Salarjon Totaj (bashkëshorti i Spiropalit), Enkli Spiropalit (vëllai i Spiropalit) dhe Marjus Memushajt (krushku i Spiropalit) ka shënuar ndoshta një prej skemave më arbitrare të konfliktit të interesit me tenderat bazuar në disa dhjetëra dokumente të hetuara ekskluzivisht nga BoldNeës.al.

Të paktën 350 mijë dollarë është shifra e përfitimeve që ka realizuar ky trekëndësh, që tabanin e vet e ka të mbështetur në karrierën politike të zonjës Spiropali.

Por le ta nisim nga fillimi këtë histori.

Elisa Spiropali ishte një prej dy drejtoresha beqare, të cilave kryeministri Edi Rama u besoi drejtoritë më të rëndësishme fiskale shqiptare, menjëherë pasi mori mandatin e tij të parë, pas zgjedhjeve të vitit 2013.

Sot, Elisa Spiropali ka ecur shumë në karrierë. Ajo u emërua pak kohë më parë në postin e Ministres së Shtetit dhe qëndron në krahun e majtë të Kryeministrit Edi Rama në ulëset e Parlamentit.

Spiropali, bashkëpunëtore e ngushtë e Erion Veliajt në organizatën ‘Mjaft’ iu bashkua ekipit të Edi Ramës në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave. Zgjedhja e saj u pa me shumë skepticizëm, si nga qytetarët, por edhe nga vetë socialistët, për shkak të moshës, përvojës dhe lidhjeve të pakta me Partisë Socialiste.

Megjithë skepticizmin, Spiropali e mori me zell detyrën e re. Ajo angazhoi strukturat e hetimit doganor për të nisur një valë kontrollesh, sidomos ndaj biznesit të madh, me argumentin zyrtar për të luftuar kontrabandën dhe informalitetit. Kundërshtarë të saj, por edhe biznesmenë të ndryshëm flisnin se fushata kundër kontrabandës, ishte më shumë një fushatë ‘gjobvënieje’.

Por, përtej akuzave publike apo nën zë, Elisa Spiropali nuk u përball asnjëherë me organet e drejtësisë.

Paralelisht me zhvillimet pozitive në karrierën zyrtare, Elisës po i ecnin mbarë punët edhe në aspektin personal. Ajo ishte një prej atyre vajzave, tek e cila shprehja ‘me fat në punë, pa fat në dashuri’ nuk qëndron.

Spiropali u emëruar nga Edi Rama si drejtuese e Doganave për shkak të statusit të saj civil, beqare. Megjithatë, njerëz pranë saj e dinin se ajo kishte një lidhje të qëndrueshme disa-vjeçare me një djalosh me origjinë nga Tepelena, por që familja e tij kishte vite që jetonte në Fier, Salarjon Totaj.

Elisa dhe Salarjoni janë njohur në ditët e vështira të grevës së urisë që Partisë Socialiste zhvilloi në vitin 2010. Thonë që ‘dashuritë e lindura në kushte ekstreme nuk i qëndrojnë kohës’. Sërish Elisa është një prej atyre vajzave, e cila i thyen këto klishe.

Lidhja e tyre u forcua më shumë pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste. Salarjoni, si shpërblim për angazhimin e tij politik, emërohet Drejtor i Ujësjellësit të Fierit, një institucion shumë i rëndësishëm në një prej qyteteve më të mëdha të Shqipërisë.

Këto ishin lëvizjet publike të çiftit të pa-zyrtarizuar Spiropali-Totaj. Ndërkohë, edhe familjarët e tyre kishin nisur të lëviznin, për të siguruar benefitet nga pushteti i ri.

Në Gusht 2013, pak javë para se Elisa të merrte postin e premtuar të Drejtoreshës së Doganave, vëllai i saj mendon që t’i hyjë botës së biznesit.

Vëllai dhë krushku

Enkli Spiropali, një djalosh 25-vjeçar që pëlqente jetën e Bllokut, një ditë të bukur del nga Tirana dhe regjistrohet si biznesmen në Fier. Kompania e emërtoi ‘Solomon Constuction’ dhe kishte për objekt ‘Import-eksport të artikujve industrialë dhe ushqimorë, makineri dhe materiale ndërtimi’.

Kapitali fillestar i ‘Solomon Construction’ ishte 100 mijë lekë të reja dhe dukej e paqartë se ku do të gjendeshin fondet për të vënë në lëvizje këtë sipërmarrje të madhe.

Skema Totaj-Spiropali vendoset menjëherë në lëvizje. Në 27 Mars 2014, kompania e Enklit shpallet fituese e një tenderi të zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit, me vlerë 6.6 milionë lekë të reja për ‘Blerje materiale për ofiçinë’.

Organizatorët e kësaj skeme e kishin të qartë që ky tender mund të ishte fundi i shpejtë për të gjithë, pasi mund të përballeshin me pasoja ligjore. Ndaj morën menjëherë masat për të fshehur gjurmët. Vetëm 4 ditë pasi Enkli Spiropali fitoi tenderin ai vendos të shesë kompaninë e tij.

Por edhe ky operacion i shitjes ishte menduar me kujdes. Paratë e fituara në tenderin nuk duhet të largoheshin nga duart e atyre që e organizuan. Dhe zgjidhja u gjet shumë shpejt.

Më 1 Prill 2014, Enkli Spiropali i shet kompaninë një bashkëmoshatari të tij nga Frakulla e Fierit, Marjus Memushaj. Pronari i ri i kompanisë ‘Solomon’ ishte një njeri i besuar i Salarjon Totës, kushëriri i dytë i tij. Babai i Salarjonit dhe babi i Marjusit janë djalë halle-djalë daje me njeri-tjetrin.

Skema e shitjes së kompanisë funksionoi. Askush nuk mund të dyshonte në lidhjen ndërmjet Salarjon Totaj dhe Marjus Memushaj, për shkak të mbiemrave të ndryshëm.

Marjus Memushaj pagoi për kompaninë ‘Solomon’ 100 mijë lekë, aq sa ishte vlera që Enkli Spiropali e kishte regjistruar biznesnin e tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Ndërkohë, blerësi i ri mori bonus edhe tenderin 6.6 milionë lekë. I cili, nuk ishte i vetmi që ‘Solomon Construction’ ka fituar nga Ujësjellësi i Fierit, që drejtohej nga Salarjon Totaj.

Në 8 Janar 2015, ‘Solomon Construction’ fiton tenderin e organizuar nga Ujësjellësi i Fierit, për ‘Blerje elektromotori pompe’, me vlerë 700 mijë lekë,

Në Prill 2015, kompania ‘Solomon Construction’ fiton tenderin e zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit për ‘Blerje materiale ndërtimore’ me vlerë 4.4 milionë lekë të reja;

Në Qershor 2015, ‘Solomon’ fiton tenderin e zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit për ‘Blerje materiale ofiçine’, me vlerë 6.3 milionë lekë të reja;

Në Janar 2016, kompania ‘Solomon’ përfiton nga Ujësjellësi i Fierit shumën 1.2 milionë lekë të reja, si shtesë e kontratës për blerje materiale ofiçine.

Në Maj 2016, ‘Solomon’ fiton tenderin e Ujësjellësit të Fierit për riparimin e elektromotorëve dhe pompave. Vlera e tenderit ishte 7.4 milionë lekë të reja.

Po në Maj 2016, kompania ‘Solomon’ fiton edhe një tender tjetër të zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit për ‘blerje materiale ofiçine’. Vlera e tenderit ishte 6.7 milionë lekë të reja.

Në Shtator 2016, kompania ‘Solomon’ merr edhe një fond prej 1.4 milionë lekë nga Ujësjellësi i Fierit, si shtesë kontrate për riparimin e elektromotorëve dhe transformatorëve’.

Kërkimi i ‘Boldneës.al’ për tenderat e zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit përfundon në këtë periudhë. Në Shtator 2016, Salarjon Totaj largohet nga drejtimi i këtij institucioni.

Ai u largua, pasi i kishte siguruar kompanisë së kushëririt të tij, Marjus Memushaj të fitonte tendera në vlerë totale prej rreth 35 milionë lekë (350 mijë USD) në rreth dy vjet.

Një vëzhgim në regjistrin e prokurimeve publike tregon se kompania ‘Solomon’ ka fituar dhe disa dhjetëra tendera të tjerë në institucione të ndryshme publike, çka shton dyshimet se influenca politike e zonjës Spiropali ka funksionuar gjithandej, por implikimi në ujësjellësin e Fierit, është gjurma që kryqëzon trekëndëshin ndërmjet bashkëshortit, vëllait dhe krushkut të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e cte duhet emri20/02/2019 14:14

Ky nga salaria me ka 1000 euro borxh per nje pune qe i kam bere ne 2011.

ELISI19/02/2019 12:54

Po ku e gjejne kurajon keto boje dala qe dalin e na shesin moral per ndershmeri keta hajdut, qe si kane len xheste pa marre nga tutori i tyre

luli18/02/2019 18:59

Kjo duket qe ne surat cfare soj femre perfaqeson,dhe kur ju thone se perfaqesoni nje lukuni hajdutesh i etketoni te tjeret si Kadrinj.Turp i madh moj Spiropali ,ke ti me fytyre te na besh moral duke qene nje hajdute klasi?.U shofte raca juaj

Elisa SpiroKari18/02/2019 17:45

Kur ka popull debil qe nuk i djeg ne parlament te gjithe!

Gramoz18/02/2019 17:24

E ç'far jane keto tendera? Keto jane therrime ne krahasim me bemat e spirobuçes ne krye te doganave, 5 milion euro me nje dore te vetme dhe hop spirobuçja nga copat e basmes me veshje firmato, nga floket dhe fytyra prej katunareje, hop me nje fytyre te re prej prosti, nga opeli 2 milion lek te vjetra, hop me veture 100 mije euro. Kjo eshte spirobuçja e skenderbuçit te rilindur.

Ed18/02/2019 17:04

Bravo spiro k.... keshtu te do partira ca vellajt, ca babait, ca burrit mos e zgjero hic rrethin,ngrihu o popull dhe zhduki keta shushunja qe po i pijne gjakun shqipetarve,keshtu e kane arritur demokracine dhe vendet me te zhvilluara jo duke pare TV dhe folur neper kafene.

E. Dishnica18/02/2019 16:42

Kete Salarionin e keni keshilltar te Skerdi Drenoves, administratori OST. Domosdo 2miljon leke rroge per fukarenjte.

Shto koment