Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Basha: Do ti propozoj grupit parlamentar të djegim mandatet

VIDEO/ Basha: Do ti propozoj grupit parlamentar të djegim mandatet

14:41, 17/02/2019
A+ Aa A-

‘Do i propozoj Grupit Parlamentar te djegim mandatet’.

Kjo është deklarata e fortë e Lulzim Bashës mesditën e sotme.

‘Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve me te larta politike djegien e mandateve te deputeteve tane!’, tha ai.

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se do i propozojë grupit parlamentar djegien e mandatave të deputetëve si një mesazh i qartë i ardhur dje nga protesta e opozitës.

‘Ju kërkoni dhe prisni që ne t’i prijmë ndryshimit. Ne kemi ndjekur të gjitha rrugët institucionale por përballë nuk kemi një parti politike, një qeveri politike të zgjedhur nga qytetarët, për ballë kemi një bandë.

Duke iu falënderuar për besimin e demonstruar dje ju siguroj se kam dëgjuar dhe kuptuar mesazhin tuaj. Kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe është derdhur, thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar. ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti.

Ndaj unë jam sot këtu për tju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë.

Në emër të PD-së dua ti falënderoj për bashkimin, qëndresën dhe qytetarinë në protestën më të madhe te pluralizmit.

Që nga dje nuk ka më kthim pas.

Dua ti falënderoj sepse u bënë bashkë kundër një qeverie që vetëm i vjedh’, tha Basha.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Toni17/02/2019 16:57

    Mir qe e kuptuat tani?.ky qe eshte ne krye nuk mundet me e lene se; edin se ca e pret , si nga populli dhe edhe nga socjalistet e thjeshte, e vetmja gje qe e ruan eshte me krimin ku bashk punon , ka pak shpres.opozita ka lene me ikur pak si shum kohe, cdo zghidhje qe te mendosh eshte e kote vetem nje rug ka , qe populli mos e vuaj ne korriz , dhe ate rruge si opozit si deputet , dhe jo deputet mundet me e gjet si vetem nje shqiptar i vertet , qe nuk thyen gjama dhe djeg peme, ky nuk e njeh simboliken e protestes, por vepron si ai qe eshte duke u mbytur, nuk mundet me idhene dor por! Nje fundosje nje shtyrje qe te ngelet sa me posht qe te mos dale me ne sipefaqe se qelb dynjan.

    Ajo17/02/2019 16:40

    Lenia e mandateve te deputeteve te opozites eshte shume e vonuar. Mbase per kete nuk duhet te fajesojme vetem Z. Basha, qe me siguri eshte ndodhur perballe refuzimit te LSI-se. Une kur thashe se lenia e mandateve eshte e vonuar, nuk e kisha fjalen per hyrjen ne zgjedhje ne 2016, sepse atehere vertet qe PD, perballe presionit arrogant te BE-se dhe Ji ( ndjese se nuk me kujtohet emri saktesisht) dhe ambasadorit Lu, ishte e detyruar qofte edhe me nje renie te besueshmerise ne radhet e pasuesve te saj. Nese nuk do hynte ne zgjedhje atehere dhe nuk bente ate mareveshje te detyruar, vertet qe komuniteti nderkombetar ( gje qe ishte shume e padrejte) do ti kish njohur zgjedhjet si te kohes se Enverit, por edhe PD do shperbehej si parti. Ky eshte ne fakt ” mekati” qe mban mbi shpine edhe sot Z. Basha, qe sigurisht njerezit e arsyeshem, qofte edhe ata gjoja kundershtare te Rames qe ia kujtojne vend e pavend deri ne absurditet e dine arsyen se perse u be ajo mareveshje dhe se perse kurre nuk ka apo do kete nje te re. Une e kisha fjalen qe mandatet duheshin leshuar ate dite te zeze te dhjetorit 2017 kur Kushtetuta u shkel me te dyja kembet dhe Arta Marku u betua ne mes tymit dhe thirrjeve protestuese te opozites.

    krasasi tp17/02/2019 16:15

    Shpresoj qe te jeni ne minorace ne grupin parlamentar por edhe ne parti per kete vendim.E keni konsultuar me doktoreshe Monen kete vendim?,se me siguri do ju ler ne balte.

    shqiptar17/02/2019 15:43

    Pajtohem me mendimin e dy komentuesve, që ky vendim është tashmë i duhur. Nuk pajtohem me mendimin se është i vonuar për faktin se pati nga ata "ndërkombëtarë" që dolën me deklarata absurde që në Shqipëri mund të bëhen zgjedhje edhe me vetëm partinë socialiste, e nga që Rama, si njeri antipolitik do të fërkojë duartë nga gëzimi kur në Kuvend nuk do të ketë më asnjë deputet që ti vihet përballë/ Është një lëvizje radikale tepër e guximshme por edhe me risk, në kohëm qëEdi Rama ka akaparuar gjithë sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër duke dorëzuar mandatet, opozita do t'ju bashkohet plotësisht kërkesave në shumicë të qytetarëve për revolta e jo më llafe.. Burracakëria e Ramës që i vidhet ndeshjes përballë, me këtë lëvizje do të marë një goditje e do të detyrohet nga të gjitha anët që të japë dorheqjen për ti lëshuar vendin që qeverie provizore

    Ajo17/02/2019 15:04

    Sapo postova nje koment ku kerkoje pikerisht djegjen e mandateve per ti treguar popullit vendosmerine ne luften pa kthim per rrezimin e qeverise se krimit. Pergezime Z. Basha, edhe pse ky vendim eshte i vonuar. Duhet ta kishit degjuar keshillen e Z. Berisha qe kur deputetet pa mandat te socialisteve votuan Arta Markun si PPP. Nese do ta kishit lene mandatet nje vit me pare, Tahiri me shoke sot do ishin prapa prangave dhe Rama do ishte shporrur.

    Shqiptari17/02/2019 15:03

    Shyqyr qe e kuptove me ne fund se ajo eshte e vetmja rruge qe Rama te dorehiqet dhe te pranoje zgjedhje te parakoheshme me Qeveri Teknike. Djegia e mandateve do te shkunde edhe nderkombetaret dhe diplomatet perverse sorrosiane ne Tirane, te cilet paguhen nga parate e krimit per deklaratat e tyre skandaloze dhe amorale ne mbrojtje te Rames. Nese opozita parlamentare do qe te protestoje e barabarte me popullin opozitar kunder te keqes me te zeze qe ka uzurpuar vendin dhe kombin shqiptar, duhet te djege mandatet. Populli nuk ka mandate! Bashkojuni popullit pa mandate! Vetem atehere e fiton besimin e tij dhe te te gjithe intelektualeve te pavarur te Shqiperise! Kjo eshte e vetmja rruge per fitoren e demokracise dhe integrimin evropian. BE do te pranoje anetar vetem nje shtet demokratik dhe ligjor, ku te gjithe te jene te parabarte perpara ligjit dhe pa mandate! Rrofte demokracia!

    Shto koment

    Denonco