FOTO/ Ramush Haradinaj injoron keq Edi Ramën

FOTO/ Ramush Haradinaj injoron keq Edi Ramën

13:22, 17/02/2019
A+ Aa A-

Para parakalimit të trupave të FSK’së, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, janë takuar edhe njëherë liderët shtetërorë dhe mysafirë specialë e figura të rëndësishme.

Një moment interesant ka ndodhur derisa krerët e mysafirët po rehatoheshin në vendet e tyre pranë teatrit.

Kryeministri i Shqipërisë shfaqi interesim t’i zgjaste dorën Rifat Jasharit dhe Ramush Haradinajt, të cilët po ecnin bashkë.

Derisa Rifat Jashari u kthye dhe përshëndeti kryeministrin Rama, Haradinaj u kthye dhe vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij.

Image

Nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj deshi ta injorojë, ose thjeshtë e ka parë të parëndësishme përshëndetjen e serishme, sepse dy homologët kanë pasur rastin të takohen më herët në seancën solemne në Kuvend.

Mirëpo, dihet se raportet mes Ramës e Haradinajt së fundmi janë acaruar, për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ata kanë për korrigjimin e kufijve të Kosovës, cka Haradinaj e refuzon kategorikisht.

Kryeministri i Kosovës disa herë i ka bërë thirrje Ramës që të mos merret me punës e brendshme të Kosovës. /Express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni17/02/2019 17:01

O mos lini fare me kalu morinen se bjen ters edhe per ju .

Gramoz17/02/2019 15:39

Kisha me keshillu vellezerit e Kosoves martire, mos me i prit fare qent e helmum te qeverise te Tiranes. Nuk kan ça presin asnji te mir nga pinjollet e atyre qe e shiten nji her Kosoven. Mos i prisni mo n'Kosov mbeturinat e qelbesirave te komunizmit, perfaqsuar nga edvin zhgarravin zorraxhiu.

Shto koment

Denonco