Shehu apel mjekëve: Keni pafundësisht arsye për të protestuar

Shehu apel mjekëve: Keni pafundësisht arsye për të protestuar

22:02, 15/02/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë,  deputeti i PD, Tritan Shehu, i ka bërë apel publik mjekëve të dalin nesër në protestë, pasi kanë pafundësisht arsye për të protestuar.

Përmes një postimi në facebook, Shehu shprehet se, niveli i sistemit tone shëndetësor aktualisht mund të matet me standardet e Afrikës Qendrore.

“Për te mos ndodhur kjo, për te qene dinjitoze e pjesë e nje sistemi shëndetësor te zhvilluar, thuajeni fjalën tuaj nesër”, shkruan ndër të tjera Shehu në profilin e tij në Facebook.

Postimi I plotë:

Te dashur, kolege, punonjes te sistemit te shendetesise, miq.
Ne prag te protestes se neserme jam i bindur se vecanerisht ju keni pafundesisht aresye per te protestuar.
Ne fakt arsyet tuaja jane arsye me shume edhe per pacientet, per ata qe kane te bejne me sistemin tone shendetesor, per qytetaret shqiptare.
Fatkeqesisht niveli i sistemit tone shendetesor aktualisht mund te matet me standartet e Afrikes Qendrore.
Dhe kjo jo per fajin tuaj, jo prej dijeve e pasionit tuaj, por per gjendjen tragjike ku e ka futur Rilindja pas 6 vite qeverisje.
Ne varferi te thelle financiare, me numrin katastrofal te ulet te mjekeve, me numrin e shtreterve e specialiteteve me te ulet ne Europe, me listen e vleren e medikamenteve te rimborsuar te shifrave afrikane (pa folur ketu per sigurine medikamentoze), me shpenzime abuzive te tej skajeshme per disa PPP, etj, etj.
Dhe mbi te gjitha pa asnje perspektive per te ardhmen, pa asnje strategji zhvilluese, pa asnje mendim apo ide per neser (e vetmja ide qe Rilindja kishte, ajo e mjekesise falas, tashti eshte futur “7 pash nen dhe”).
Ne fakt te dashur kolege keshtu ju eshte lene vetem nje opsion, te ikni “nga syte kembet”.
Per te mos ndodhur kjo, per te qene dinjitoze e pjese e nje sistemi shendetesor te zhvilluar, thuajeni fjalen tuaj neser.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco