VIDEO/ Mesazhi i veçantë i azilantes 5 vjeçare për protestën e opozitës

VIDEO/ Mesazhi i veçantë i azilantes 5 vjeçare për protestën e opozitës

21:57, 15/02/2019
A+ Aa A-

Geraldina është një vajzë 5 vjeçare nga Shqipëria, familja e së cilës jeton në një azil në Francë, në kushte shumë të vështira.

Por mesazhi i saj është i veçantë dhe shumë prekës. Megjithëse fare e vogël, Geraldina e di çfarë do më shumë: shtëpinë e saj, që familja e ka braktisur në Shqipëri.

“Dua që të fitojë Lul Basha që të iki prapë në Shqipëri te shpia jonë” – thotë Geraldina tek video e cila na mbërriti në inbox nga babai i Geraldinës, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë të vegjël.

Ai u largua nga Shqipëria, bashkë me të gjithë familjen, pasi dyqani i vogël iu mbyll nga gjobat e larta. Babai i Geraldinës e solli këtë video si një mesazh shprese përpara protestës.

/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco