VIDEO/ Muç Nano-Ramës: Në ke Perëndi, mjaft më me bamirësitë në ERTV

VIDEO/ Muç Nano-Ramës: Në ke Perëndi, mjaft më me bamirësitë në ERTV

21:00, 15/02/2019
A+ Aa A-

Gazetari dhe moderator Mustafa Nano, në hyrje të emisionit ‘Provokacija’, është ndalur tek një fenomen i rëndomte tashmë në televizionin virtual të kryeministrit, ERTV.

Bëhet fjalë për bamirësinë që bën kryeministri, duke i ndërtuar shtëpi disa familjeve në varfëri ekstreme.

Sipas gazetarit, kjo nuk mund të jetë një mënyrë qeverisjeje, pasi detyra e kryeministrit është të punojë për të gjithë shqiptarët.

‘Dhe abuzimi shtohet kur sheh Kryeministrin që e shet këtë si një ngjarje me rëndësi kombëtare, madje – kjo është ç’është – si një bëmë të madhe të qeverisë e të kryeministrit, si një meritë të madhe të këtyre të fundit.

Kryeministri nuk harron asnjëherë të shkojë të përurojë fundin e punimeve, dhe të marrë para kamerave mirënjohjen e hallexhinjve që nuk janë më hallexhinj, që në ndonjë rast shoqërohet me pamje e vështrime të përlotura, që asnjëherë nuk janë teatrale. Janë lotë të vërtetë. E si të mos jenë?

Do doja t’i bëja një apel kryeministrit: Në keni Perëndi, mos e bëni më këtë gjë! Ngado që t’i vish rreth, është një gjë që nuk duhet bërë. Dhe ju e dini shumë mirë që nuk duhet bërë’, shprehet ndër të tjera Nano.

Monologu i Mustafa Nanos:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar15/02/2019 23:22

E paska ndjerë edhe Muç Nano se Ramës i erdhi fundi që e këshillon që të mos bëhet qesharak .

Shto koment

Denonco