FOTO/ Kryebashkiaku Leli, punonjëses/ Kujdes se po na dalin sms-të

FOTO/ Kryebashkiaku Leli, punonjëses/ Kujdes se po na dalin sms-të

20:00, 15/02/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në rrjetet sociale duke thënë se kryeministri Rama po përgatit një miting për t’u mbajtur në Vlorë, në shenjë presioni ndaj protestës së Tiranës që do të mbahet nga ana e opozitës.

Sipas Berishës në këtë miting po merreshin mezor punonjës së administratës në të gjitha Bashkitë e vendit, përfshirë dhe atë të Poliçanit. Lidhur me këto pretendime reagoi edhe kryeministri Rama, i cili shkruante:

“Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë. S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit”.

Por ndërsa Kryeministri shprehet se nuk kanë ku të ulin njerëzit, denoncimet për ‘rekrutimin’ e personelit të bashkive të ndryshme për pjesëmarrje në takimin në Vlorë Vijojnë.

Në adresë të Faxweb.al, ka mbërritur një denoncim ku shihet sesi i është dhënë urdhër Administratës së Vlorës dhe Universitetit që të sjellin sa më shumë pjesëmarrës në atë që opozita po e quan si “anti-miting” i Ramës në Vlorë.

Mesazhkëmbimi mes kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli dhe një personi tjetër, nxjerr ‘blof’ Kryeministrin dhe tregon shqetësimin e kryebashkiakut për sa më shumë pjesëmarrës. Madje ai ofrton edhe transportin me autobusë nga Fieri.

Image

Pas kësaj ka reaguar edhe Patrik Sadikaj, nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili ka publikuar një tjetër foto të këmbimit të mesazheve nga anëtarë të FRESSH-it të Durrësit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar15/02/2019 23:17

Duket se Rama e ka ndarë mendjen që të bëjë një qeveri tjetër në Vlorë siç deshën të bëjnë "vullnetarët e Enverit" në 97-tën

Shto koment

Denonco