Basha i tregon dy rrugët Ramës: Ose para drejtësisë, ose në azil si Gruevski

Basha i tregon dy rrugët Ramës: Ose para drejtësisë, ose në azil si Gruevski

17:04, 15/02/2019
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka ka zbuluar se çfarë pret nga protesta e së shtunës. Në një takim me të rinjtë në kryeqytet, kryedemokrati tha se shqiptarët e bashkuar do ta vendosin Edi Ramën përpara dy alternativave, përpara drejtësisë ose në azil politik t’i bashkohet Gruevskit.

“Para një viti nisi një rezistencë kundër prishjes së Teatrit, një afere prej 200 milionë eurosh, para 3 muaj e gjysëm, nisi qëndresa e banorëve të Unazës së Re, kundër prishjes së shtëpive të tyre, ku Edi Rama do i jepte një kompanie fantazëm 18 milionë euro. Të gjitha këto nisën si kauza të njerëzve të dëshpëruar. Kështu nis edhe përpjekja studentore. Falë qëndresës së intelektualëve dhe qytetarëve tek Teatri, falë qëndresës dhe bashkimit tek Unaza dhe falë lëvizjes studentore, gjerat kanë ndryshuar. Qytetarët nuk duhet të fshihen, Edi Rama duhet të fshihet. Ia ka mbathur për në Vlorë por edhe Vlora do ta përzë. Nesër shqiptarët do ta vendosin përpara dy alternativave, përpara drejtësisë ose në azil politik t’i bashkohet Gruevskit”, tha Basha.

Kryedemokrati gjatë muajit shkurt ka bërë disa takime me qytetarët në rrethe, ku I ka ftuar ata ti bashkohen protestës së nessërme të opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E15/02/2019 19:15

Protesta te shtrihet edhe ne rrugen e kombit ose te bllokohet ne kosove nga kosovaret si reagim ndaj bashkepunimit me vuqiqin per ndarjen e kosoves derisa te largohet qeveria Rama .

Salvo15/02/2019 17:33

Kujdes! Rama ka nje rruge, ate te nxjerrjes para drejtesise. Rruga tjeter, kur artikulohet nga Opozita, krijon perceptime te gabuara (ekzistenca e nje marreveshjeje, p.sh.), madje arrin deri ne pafajesim te Rames.

Shto koment

Denonco